Prostituta serbe në Ohër: Klientet e mij janë nga gjithë Ballkani!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

26/02/2023

shkruan Bardhyl Berberi

(biseda është realizuar vite më parë, shkrimi është ribotuar i risjellur për lexuesit e INA)

Miku im gazetar nga Ohri M.S, e takova dje tek tek sheshi i trageteve në Ohër.

– Prit pak këtu tek tragetet që kthehen nga Shën Naumi të njohish një nga ‘Mbretëreshat’ e prostitucionit në gjithë Ballkanin pasi tek ajo shkojnë dhe shumë politikanë dhe bosa shqiptarë.

Nuk kaluan as 10 minuta dhe mbrriti trageti. Bashkë më kolegun po prisnim që ajo të dilte nga trageti. Filloj të boshatiset trageti “Aleksandria “ dhe në fund fare nën shoqërinë e dy bodigardëve që e shoqëronin ajo doli. Ishte një grua rreth 40 vjece.

– Ja kjo është Madam Zeljka, prostituta numër një në Ballkan.

Një grua me një trup mesatar dhe sy të kaltër në shoqërinë e dy bodigardëve po ecte drejt platesë që të conte në breg të liqenit. Gazetari maqedonas ju drejtua.

– Madam Seljaka ( eshte emri që përdoret si pseudonim ) si e kaluat në Shën Naum ?

-Mrekulli vij këtu cdo viti dhe më shkon mbarë Shën Naumi është vend shumë i shenjtë dhe unë aty ndjej një pastërti shpitërore.

– Më vjen mirë që ju shoh në Ohër pasi para disa kohësh kam lexuar një lajm që jeni arrestuar nga policia sërbe nën akuzën si Mbretëreshë e prostitucionit për gjithë Ballkanin…

– Ah, policia psherëtiu ajo një avaz ka të arreston të merr dëshmitë dhe numurat e telefonit dhe emailet e këtyre zyrtarve të lartë dhe bosave nga gjithë Ballkani dhe merr dhe ndonjë “dhuratë” dhe të le të lirë të vazhdosh profesionin… Jam arrestuar disa herë nga policia sërbe si një nga ‘ Mbretëreshat e prostitucionit në tërë Ballkanin por shumë shpejt ajo e le qelinë dhe vazhdon rrugën e saj të prostitucionit.

Kolegu e ftoj të uleshim në një kafe fare buzë liqenit.

-Okej tha ajo na pihet një kafe liqeni kishte pak dallgë dhe më ka përzierë pak ..
-Dëgjoni tha ajo unë nuk jam një prostitutë ordinere në jahtet e mija kryesisht në Malin e Zi. Tek jahtet e mija kryhet një prostitucion elitar. Me pushtetarë të lartë dhe biznesmenë tepër të fuqishëm nga gjithë Ballkani.

Për sa u përket individëve që vinin dhe vizitonin atë dhe prostitutat e saj, Zeljka tha se ndër klientët e saj të hershëm ishin sportistë të famshëm më pas me politikanë të rëndësishëm sllave ,kroatë dhe shqiptarë, deputetë dhe biznesmenë të njohur.

-Po shqiptarë ? “Po po janë të shumtë janë elita me para të madhe . Ata vijnë shpesh dhe i paguajnë mjaft mirë vajzat. Ka nga ata që kanë edhe jahte apo shtëpi të blera këtu në Mal të Zi. Janë shumë të pasur, por janë të gjithë të martuar… Ata vijnë gati çdo fundjavë dhe më kërkojnë që t’u organizojë “party”, – tregon “mbretëresha e prostitucionit” në Ballkan.

– A mund të na thoni disa emra e pyes unë ?

– Jo , nga goja ime nuk do t`i mësoni asnjëherë se cilët janë politikanët dhe biznesmenët shqiptarë që e kanë “vizituar” Madam Zeljka në Malin e Zi. Me shumë gjasë ata nuk do të mësohen asnjëherë. Se përndryshe unë do të shkatërroj biznesin tim …Por ju them kaq që i paguajnë shumë mirë vajzat e mija …shqiptarët kanë pare të madhe dhe nuk ju dhimbsen shumë eurot besoj se janë pare droge apo para të pista …

– Kur e keni filluar këtë “zanat “?

– Eh , unë sot jam 39-vjeçe. Dhe në rrugën e prostitucionit elitar hyri në kohën e universitetit. Kur ishte student në Beograd vija nga një dramë e rëndë familjare se babi im kishte vrarë nënën ,vjerrën dhe veten …Ngela në universitet si peshku pa ujë kjo më detyroj t`i kthehem prostitucionit por t ë një prostitucioni elitar me shumë vajza të reja yje, top modeled he këngëtare që vijnë shesin trupin e tyre për shuma të majme …

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bujar osmani

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, Osmani: Dje paralajmërova, t’i themi stop fushatës së zezë dhe luftës hibride

IMG_1055

Mexhiti në Kumanovë: Na duhen njerëz që punojnë, e jo që flasin dhe zhvasin

IMG_1054

Taravari: Fitorja jonë vjen për shkak të bashkimit, nuk ka alternativë tjetër përveç ndryshimit

2e2960a3-c8a2-44b9-b1e2-1a8b2b89134c

Kasami nga Kumanova: Ndryshimi po vjen! VLEN së shpejti do udhëheq Qeverinë dhe të gjitha komunat shqiptare

IMG_1049

Fronti Europian në Prespë/ Ahmeti: Fronti Europian dinë vetëm të fitojë

FB_IMG_1713028144302

Taravari takim në Kumanovë me Shpëtim Pollozhanin: Shumica e të burgosurve politikë në raste të montuara janë shqiptarë

stevo pendarovski

Pendarovski: Nuk ka plan “B” për ndryshimet kushtetuese, vetëm plan “A”

bujar osmani

Osmani: Marrëveshja e Ohrit ma ka mundësuar që të mbërrij të bëhem kryetar i gjysmës së botës!

Arben Taravari VLEN

Taravari: Maqedonia e Veriut prodhuese e sigurisë – BE, SHBA dhe NATO janë aleatët tanë të pazëvendësueshëm

INFO

NA NDIQ