Protesta: “Çekia kundër varfërisë”

Iliria News Agency
Iliria News Agency

13 Mars, 2023

Çekia është prekur nga një valë rekord inflacioni, që po nxitet prej rritjes së fuqishme të çmimit të energjisë. Pakënaqësia e shumë qytetarëve drejtohet kundër qeverisë dhe kundër angazhimit në Ukrainë.

Mijëra vetë demonstruan në fundjavë në sheshin e Pragës Wenzelsplatz nën sloganin “Çekia kundër varfërisë”. Ata valëvitën flamuj dhe bënë thirrje për tërheqjen e qeverisë liberal-konservatore. Kabinetin qeverisës të kryeministrit Petr Fiala ata e akuzojnë se nuk ka ndërmarrë masa sa duhet kundër rritjes së çmimeve në vend. Demonstruesit kritikuan edhe NATO-n dhe kërkuan ndërprerjen e menjëhershme të ndihmave ushtarake për Ukrainën.

Aksioni i protestave u organizua nga partia e re jashtë parlamentit PRO. “Ne jemi mbledhur për t’u pozicionuar kundër varfërisë”, tha kryetari i saj, Jindrich Rajchl. Ai tha, se dëshiron një qeveri, e cila të “kujdeset në radhë të parë për qytetarët çek”.

Në fund të demonstratës një pjesë e protestuesve depërtoi në godinën e muzeut kombëtar në sheshin Wenzelsplatzes. Me brohorima protestuesit kërkonin që ta zëvendësonin flamurin ukrainas të vendosur në këtë godinë me atë çek.

Kërkesa për bisedime paqeje

Qeveria e Çekisë duhet të marrë rol ndërmjetësues të konfliktin e Ukrainës dhe të iniciojë bisedime paqeje në Pragë, ishte një ndër kërkesat, që publikuan në internet organizatorët e protestës. Mbështetja për Ukrainën duhet të kufizohet në ndihma humanitare. Një grupim i vogël kundër demonstruesve mbante flamujt e Ukrainës dhe të NATO-s si dhe pankarta me parrulla kundër presidentit rus Vladimir Putin.

Çekia prej një viti po përpballet me një inflacion rekord, që ka të bëjë kryesisht me rritjen e çmimit të energjisë në valën e luftës në Ukrainë. Në shkurt inflacioni ishte 16,7 përqind, gati dy herë më shumë se në Gjermani (8,7 përqind).

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grubi opinion

Grubi për “Opinion”: Albin Kurti të merr “mësim” nga Ali Ahmeti

besar-durmishi

Durmishi: Grubi paska ardhur në Tetovë që të mësohet si shtrohet asfalti! (FOTO)

ambulanca shqiperi

Shqipëri, humb jetën në lokal 60-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, dyshimet e para

edi rama

Rama i përkrah kërkesat e BE-së për veriun: Shpresoj të përfundoj ky konflikt absurd

borell vjosa osmani vucic macron scholz

Edhe Borrell kërkon zgjedhje: Nëse nuk zbatohen tri kërkesat, do të ketë pasoja serioze

biden rrezohet

VIDEO/ Rrëzohet në tribunë Presidenti i SHBA-së Joe Biden

kiev-naten

Rusia sulmon Kievin me raketa

Rrahim musliu

Arrestohet mërgimtari në Serbi vetëm pse mbante flamurin kuq e zi

shqiptaret maqedoni perfaqesuesja

Tetë shqiptarë në listën e Maqedonisë për ndeshjet e muajit qershor (LISTA)

INFO

NA NDIQ