Protesta dhe marrëveshja, Basha nesër takim me aleatët

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pritet të ketë nesër paradite një takim me aleatët në zyrën e tij ku do të diskutohet për masat në funksion të organizimit të protestës kundër qeverisë, e thirrur të shtunën me 16 shkurt. Po ashtu, me aleatët do të diskutohen dhe pikat kryesore dhe parimet për një marrëveshje me shkrim mes tyre.

Protesta e 16 shkurtit po merr cdo ditë e më shumë vemendje. Por ka një mister rreth saj, pasi asgjë nuk ka dalë në publik se cfarë do të ndodhë, përvec asaj që Basha thekson në takimet me njerëzit këto ditë në rrethe, që nuk do të ketë fjalime. Aleatët e PD deri tani janë shprehur pro kësaj proteste, ku më të zëshmit kanë qënë LSI dhe PDIU. Një gjë është e njohur, të gjithë faktorët opozitarë bashkohen në atë që, Rama duhet të largohet dhe vendi duhet të bëhet gati për zgjedhje të reja politike, me një qeveri tranzitore.

Po nesër, në këtë takim, sipas burimeve opozitare, do të diskutohet mbi një draft për një marrëveshje me shkrim mes PD dhe aleatëve. Ende nuk dihen detaje dhe cfarë përmban dokumenti. Dhe nuk dihet se si do të afrohen aleatët në një qëndrim, kur disa prej tyre janë shprehur se kanë kundërshti në jo pak pika me PD, sic është përshembull sistemi zgjedhor. Po një pikë nevralgjike e dakordësimit me aleatët, është ajo e kandidatëve për bashkitë dhe ndarja e zonave, duke qënë se sic thonë burimet, pas protestës, PD dhe opozita mund të nisin me shpalljen e emrave.