Protesta gjithëpopullore në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës

INA
INA

8 Qershor, 2023

Sunaj Raimi

Në këto ditë te tundimit kombëtar, kur jo vetëm Qeveria Kurti, por edhe e ardhmja e Kosovës po tentohet të shkatërrohet, opozita dhe mediat vendore të Kosovës po e ndihmojnë këtë gjë me një histeri e agresivitet të paparë. Shikojeni situatën në Serbi, aty opozita serbe gjuan dru e gurë kundër Vuçiqit, por megjithatë, angazhimi i saj përfundimtar mbetet që Kosovën ta kthej nën Serbi si dikur.

Albini duhet urgjentisht ta mbledhë Kabinetin e tij, Këshillin e Sigurimit dhe Ambasadorët që të gjithë së bashku të reagojnë aty ku duhet, duke shprehur zhgënjimin e hapur për padrejtësinë dhe presionin e ashpër që këto ditë po i bëhet Kosovës.

Këta faktorë duhet njëzëri t’ua përkujtojnë institucioneve ndërkombëtare logjikën elementare të gjykimit politik e diplomatik, e cila konsiston në parimin e gjykimit të fajtorit (Serbisë), e jo të viktimës (Kosovës)! Ndërkaq Lobi shqiptar dhe Diaspora jonë në EU dhe SHBA, duhet të çohen të gjithë në këmbë duke lobuar dhe protestuar gjithandej kundër kësaj histerie diplomatike ndaj Kosovës së pavarur.

Mendoj se ka ardhur koha që populli i Kosovës, sikur dikur në vitet e ’90, të organizojë demonstrata gjithëpopullore nëpër tërë vendin, me çka do të përcillej një mesazh i fuqishëm e serioz deri te serbia dhe ndërkombëtarët, që të kuptohet se shtetësia, kushtetutshmëria dhe sovraniteti i Kosovës, janë çështje të mbyllura dhe të panegocueshme, sepse ato janë fituar me mund, gjak e sakrificë!

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

xhelal svecla

Demaskimi i Serbisë

Lutfi Dervishi

Kur drejtësia bëhet për tik tok

anisa bahiti

Vuçiçi “evropian” u zhduk, u kthye Vuçiçi radikal!

xhevdet nasufi

Dialogu pas 24 shtatorit

cun

Edhe njiherë po t’them: – O teveqeli i Shqipnisë!

flamuri-kuq-e-zi

“Shqiptarët nuk janë trima, nuk kanë qejf të vdesin, sa më larg frontit aq më të çartur janë”

Vucic Vulini

Qasja e Perëndimit ndaj Vuçiçit ‘të padjallëzuar’ rrezikon të destabilizojë Ballkanin

Kim Mehmeti

Kosovën më shumë e ka dëmtuar Rama se sa Vuçiqi?

andi-bushati

Katër pika ku Rama është rreshtuar pro Serbisë

INFO

NA NDIQ