Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës në Maqedoni

0

Në disa qytete në Maqedoninë e Veriut sot do të organizohen protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Një nga protestat qendrore do mbahet në Tetovë, ndërsa do të protestohet edhe në Kumanovë, Gostivar, Dibër, Çair, etj.

Kjo nismë qytetare u ndërmor pasi që Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi shtrenjtimin e energjisë elektrike për 7.4%. Lidhur me këtë vendim ka pasur reagime edhe nga partitë politike.(INA)