Protesta kundër vendosjes së kryqit në Krushevë, banorët e Presillës: Është provokim, jemi të gjithë myslimanë

Banorët e Presillës së Krushevës protestuan për të ndaluar vendosjen e kryqit 30 metra të lartë në fshatin e tyre. Ata e quajnë provokim pasi siç thonë të gjithë banorët në këtë fshat i përkasin fesë Islame. Kryqin janë përpjekur ta vendosin banorët e fshatrave përreth të cilët i takojnë komunitetit maqedonas.

“Në fshatin Presillë ku banojnë 100% shqiptarë dhe mysliman. Fshatrat fqinje janë përreth pothuajse janë të gjithë maqedonas dhe nuk patën zgjidhje që ta vendosin një kryq prej 30 metra, në ndonjë fshat prej tyre por e zgjodhën fshatin Presillë. Në Presillë ekziston kishë, është e vjetër nuk e di sa. Mirëpo vendosën ta rindërtojnë duke e përdorur edhe për manifestime. Filluan ta keqpërdorin atë mirësinë tonë që ne e kemi ruajtur kishën e tyre mos të dëmtohet, mos të vidhet.”- deklaroi Xhemail Fejzullahu, banor i fshatit Presillë, raporton TV21 permes nje kronike.