shkruan: Bahri Cani
Nuk e di miq, ndoshta juve nuk ju intereson shumë por mua si profesionist me siguri po: Në Beograd dje janë mbledhur prapë me dhjetëra mijëra studentë dhe të tjerë dhe kanë kërkuar largimin e Vuçiqit, nën moton “i keni duart e përgjakura”!
Ka pasur edhe ndërhyrje dhe të lënduar. Protestat po përhapen edhe në pjesë të tjera të Beogradit dhe shumë qytete. Ka pasur edhe greva.
Të hënën pritet të bllokohen për 24 orë disa nga nyjet e trafikut në Beograd! Ndërsa Vuçiqi ka mbledhur simpatizantët e tij në një qytet tjetër – Jagodinë. Edhe atje ka pasur shumë njerëz ndonëse ka informacione të pakonfirmuara se ka pasur edhe detyrime për pjesëmarrje.
Me një fjalë janë mbledhur kundërshtarët dhe simpatizantët e Vuçiqit. Nuk janë të rralla as spekulimet për mundësi të përplasjeve mes tyre, e ka dhe të tillë që marrin në gojë edhe terminologji më të rrezikshme, por deri tani nuk ka pasur përplasje të tilla… unë do t’ju informoj edhe në të ardhmen për gjendjen, sepse situatat e këtilla bartin edhe rreziqe të ndryshme…