Protesta në Koçan, tubim në Shkup! Qeveria thirrje: Të mos pengohet hetimi me thirrje për destabilizim

Picture of Ina Online
Ina Online

24/03/2025

Banorët e Koçanit dolën sot në rrugë për të protestuar duke kërkuar hetim të drejtë dhe llogaridhënie për tragjedinë në diskotekën Puls. Pas përshkallëzimit të protestës në qytet të hënën, gjatë së cilës u demoluan objektet e pronarit të klubit, por edhe godina e Komunës, tubimet e këtyre ditëve po zhvillohen në një atmosferë të qetë.

Nga ana tjetër, sot në Shkup dhjetëra qytetarë u mblodhën në parkun e qytetit me një orë heshtje për të nderuar të vdekurit. Tubimi u njoftua përmes rrjeteve sociale nga të ashtuquajturit Plenumi studentor. Nga Qeveria thonë se po e përcjellin me vëmendje situatën dhe apelojnë që të mos spekulohet me të pavërteta dhe narrativa manipuluese lidhur me hetimin. Qeveria kërkoi që thirrjet për destabilizim të mos pengojnë hetimin.

“Ka një hetim të gjerë që ka përfshirë dhe ka ndaluar 34 persona dhe ende nuk ka përfunduar. Ne duhet të lejojmë që organet e përndjekjes ta zbatojnë hetimin e tyre, tërësisht dhe në mënyrë të drejtë. Ne nuk do të donim të lejohen pengesa nga rrjete të ndryshme përmes thirrjeve për destabilizimin dhe skenarëve të ndryshëm dhe në asnjë mënyrë të dëmtonim këtë proces. Të gjithë duhet të dalim më të fortë nga kjo me drejtësi të realizuar”, tha Miteva.

TË FUNDIT

Mickoski: Në EBA prezantuam mundësitë për investime në Maqedoni

Dimitrievski: Kushdo që bashkëpunon me BDI-në është i papranueshëm për ZNAM-in (VIDEO)

‘Ancelotti të qëndrojë sa t’i dojë qejfi te Reali’, ish-presidenti i ‘Los Blancos’ votëbeson trajnerin italian

Ancelotti largohet nga Reali pas finales me Barçën

Van Dijk bëhet mbrojtësi më i paguar në botë

Vinicus Jr: Ka ende tituj që mund t’i fitojmë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË