Protesta në ‘Old Trafford’, shtyhet fillimi i sfidës Manchester United-Liverpool

Nuk ka filluar ende sfida Manchester United-Liverpool pas proetstës së tifozëve kundër familjes pronare Glazer.

Tifozët pak orë më parë hynë brenda në fushë duke hedhur flakadanë si protestë ndaj pronarëve të Manchester United që vendosën ditë më parë të ishin pjesë e ‘Super League’, por më pas u tërhoqën.

Sfida e sotme duhet të kishte nisur në orën 17:30, por nuk ka ende një top të shkelmuar. Gjithsesi në një njoftim zyrtar, stadiumi i ‘Old Trafford’ është shpallur i sigurt dhe pritet që sot të luhet supersfida e javës në Premier League.