Protesta të mëdha në Bullgari kundër vaksinimit, sulmohet Parlamenti

Protestuesit kundër vaksinimit janë përleshur me policinë në Bullgari, teksa përpiqeshin të sulmonin ndërtesën e parlamentit.

Dhuna shpërtheu në protestën e organizuar të mërkurën nga një grup nacionalistësh që po kundërshton ashpër masat antivirus të qeverisë bullgare.Forcat e policisë penguan protestuesit të hynin në ndërtesën në Sofje dhe një numër njerëzish u arrestuan.

Disa të tjerë, përfshirë oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve përpara se ndërtesa të rrethohej.Demonstruesit thanë se do të vijojnë të protestojnë derisa të plotësohen kërkesat e tyre për heqjen e maskave dhe lejeve të vaksinimit.