Protesta të reja të banorëve të Sllupçanit ndaj EVN-së. Banorët janë ngritur në protestë duke bllokuar rrugën në hyrje të fshatit te vendi i quajtur “Centralla”, shkruan Open-TV.
Ata po protestojnë për shkak se kompania dëshiron të nxjerrë orëmatësit jashtë shtëpive me pretekstin për të evituar vjedhjen e rrymës, ndërsa banorët e kundërshtojnë një gjë të tillë. Në Sllupcan është e pranishme edhe policia. (Open-TV)