Protestat anti-Vuçiq në Beograd, Mickoski: E ndjekim situatën, nuk presim bartje te ne

Picture of Ina Online
Ina Online

15/03/2025

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski theksoi se vendi ynë po ndjek me kujdes situatën me protestat kundër qeverisjes së Aleksandër Vuçiqit në Serbi.

Ai shtoi se institucionet tona janë të përgatitura, por që nuk pret që protestat të barten te ne.

“Është normale që ta ndjekim, do të ishte e papërgjegjshme nëse nuk ndjekim gjendjen me fqinjët tanë dhe në bazë të asaj jemi të përgatitur për sfidat, nëse ka të tilla, kemi skenarë të përpunuara, kuptohet, por nuk pres bartje te ne. Në lidhje me pjesëmarrjen tonë, politika jonë është e qartë, ne as nuk duam që të në përzihen në punët tona të brendshme, as ne nuk do të përzihemi në punët e brendshme të cilido vend. Detyra jonë e brendshme është detyrë e jonë e brendshme, ndërsa detyra e brendshme e shteteve të tjera është detyrë e tyre. Nëse dikush kërkon ndihmë nga ne, këshillëdhënëse, çfarëdo, këtu jemi, në suaza të ligjit dhe Kushtetutës së Maqedonisë të mundësojmë një gjë të tillë, nëse jo, sërish ne do ta shikojmë detyrën tonë, sepse kemi punë që duhet t’i kryejmë në shtëpi! As nuk kemi ambicie, as nuk duam që të jemi pjesë e punëve të brendshme të cilido vend në botë”, deklaroi Mickoski.(INA)

TË FUNDIT

Dramë në Sarajevë: Policia federale tenton arrestimin e Dodikut, por u pengua me armë nga milicia e Republika Srpska-s

Aktivisti dhe avokati kërçovar kandidat i pavarur për Kërçovën

Zdravstvuyte, Ramush!

BE gjobit “Apple” dhe “Meta” me 500 milionë euro

Gashi për vizitë në Bibliotekën Kombëtare Universitare me rastin e Ditës Botërore të Librit

Kjo është pasuria e Albin Kurtit e deklaruar në APK

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË