Protestat masive kundër Vuçiqit: I keni duart e përgjakura

Picture of Ina Online
Ina Online

02/02/2025

Bahri Cani

Kurrë në Serbi nuk ka pasur protesta kaq të mëdha në 25 vitet e fundit, që nga koha e rrëzimit të Millosheviqit në tetor të vitit 2000. Vuçiqi akoma po reziston dhe nuk po jep dorëheqje, por protestat po vazhdojnë dhe po bëhen edhe më të mëdha jo vetëm në Beograd por edhe në shumë qytete të tjera të Serbisë. Deri tani dorëheqje ka dhënë kryeministri Vuçeviq, kështu që Serbia është me qeveri në detyrë. Por protestat kanë vazhduar. Protestat më të mëdha në muajt e kaluar janë mbajtur në Beograd. Por aktualisht më së shumti studentë dhe njerëz të tjerë janë mbledhur dhe po protestojnë në Novi Sad, ku edhe ka filluar vala e protestave, për shkak të shembjes së një një kulmi të stacionit hekurudhor dhe vdekjes së 15 njerëzve para plot tre muajve. Pikërisht në tremujorin e tragjedisë në Novi Sad kanë shkur mijëra studentë nga Beogradi në këmbë, për të bllokuar disa ura dhe rrugë të qytetit. Atje janë mbledhur edhe dhjetëra mijëra qytetarë të tjerë që po kërkojnë dorëheqjen e Vuçiqit. Protestat po zhvilllohen në moton “I keni duart e përgjakura”. Vuçiqi ka qenë shumë aktiv si politikan e ministër edhe në kohën e luftërave dhe krimeve të mëdha të viteve 90-të, në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë e Kosovë. Por ai nuk është akuzuar kurrë për krimet e atëhershme të bëra nga forcat serbe. Kjo me “duart e përgjakura” ka të bëjë me vdekjet në Novi Sad, vrasjet në Beograd etj. Ka të bëjë pra me gjendjen aktuale në Serbi.

TË FUNDIT

Një punëtor nga Bangladeshi humb jetën në vendin e punës në Kumanovë

Filkov: Rritje të gjobave për shoferët që rrezikojnë sigurinë në komunikacion

Mexhiti: Bashkëpunimi me SHBA-në garanci për të sotmen dhe të nesërmen e sigurt të qytetarëve tanë

Snopçe apel BDI-së: Pastroni rrugën tuaj është në interesin e të gjithëve

“E premtja e zezë” për marketet ! Bojkot i ri nga qytetarët për shkak të çmimeve të larta

Gjykata e Apelit e miratoi ankesën e Prokurorisë! Vasil Jovanov i dënuar me 3 vjet burg dhe 10 muaj për veprën paraprake

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË