Protestat në Serbi, Vuçiç tërheq planin për vendosjen e shtetrrethimit

0

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç pas protestave të shumta nga qytetarët është tërhequr nga plani i tij për të vendosur shtetrrethim në Serbi pas rritjes së dytë të rasteve të koronavirusit, për shkak të protestave të dhunshme që shpërthyen në Beograd dhe Novi Sad pas paralajmërimit të tij se do të vendoset kjo masë e rreptë.

Vuçiç kishte njoftuar të martën se masat e reja të bllokimit do të rivendoseshin më vonë gjatë javës, duke bërë që demonstruesit të mblidheshin para parlamentit me kërkesën për dorëheqje.

Protestat filluan të martën dhe vazhduan edhe sot me mijëra njerëz që protestonin dhe disa të plagosur jashtë parlamentit. Kreu i shtetit së fundmi është shprehur se pa shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, ai nuk do të jetë në gjendje të zbatojë shtetrrethimin nga e premtja në të hënën për të frenuar përhapjen e virusit.