Protestat nuk ndalen! Mijëra njerëz rrugëve të Turqisë për të shtatën ditë me radhë

Picture of INA
INA

26/03/2025

Mijëra njerëz në Turqi kanë dalë dalë në rrugë të martën, në natën e shtatë të protestave, nga të cilat deri më tani janë arrestuar më shumë se 1,400 persona, përfshirë studentë, gazetarë dhe avokatë.

Trazirat e natës filluan të mërkurën e kaluar kur kryetari i Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili shihet si rivali kryesor politik i presidentit, Recep Tayyip Erdogan, është arrestuar me akuza për korrupsion, raporton BBC.

Grupet e të drejtave dhe OKB-ja kanë dënuar arrestimet dhe përdorimin e forcës nga policia ndaj protestuesve.

Ndërkaq Imamoglu ka thënë se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht, një pretendim që presidenti turk e ka mohuar.

Duke folur me një grup të rinjsh në një vakt iftari në Ankara të martën, Erdogani ka kërkuar durim dhe arsye të shëndoshë mes atyre që ai i përshkroi si “ditë shumë të ndjeshme”.

Ai ka thënë se njerëzit që duan “ta kthejnë këtë vend në një vend kaosi nuk kanë ku të shkojnë”, dhe rruga që kanë marrë protestuesit është “një rrugë qorre”.

Mbrëmjen e së martës, mijëra studentë nga shumë universitete në Stamboll janë takuar në parkun Maçka dhe më pas kanë marshuar drejt Shislit.

Partia kryesore opozitare e Turqisë, të cilës i përket Imamoglu ka bërë thirrje për një tubim masiv të shtunën për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Autoritetet në Stamboll kanë ndaluar protestat dhe kanë mbyllur disa rrugë “për të ruajtur rendin publik”.

Ndërsa studentët marshonin nëpër lagjen Nisantasi, ata brohorisnin “Qeveri, dorëheqje!” dhe valëvitën flamuj dhe pankarta teksa vëzhgoheshin nga një dislokim i madh i policisë së trazirave.

Shumë studentë kishin mbuluar fytyrat duke u maskuar dhe kanë pranuar se kishin frikë se do të identifikoheshin nga policia.

TË FUNDIT

Taravari: Kjo periudhë e emocioneve kalon për 6-7 ditë, ia kemi lënë edhe një mundësi VLEN-it

Gjermania dëboi rreth 1.400 persona në RMV gjatë vitit 2024, mbi 2.000 u larguan vullnetarisht

“Dyshohet se e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për mbi 12 milionë denarë”, Policia Financiare me kallëzim penal për evazion fiskal ndaj një personi

Ibrahimi ‘godet’ Taravarin, akuza për me BDI-në

8 muaj larg vajzës/ Fero rrëfen dhimbjen në ditëlindjen e Ninës: Po luftoj për ty

Kjo është pasuria e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj- Katër shtëpi, tokë, truall dhe vilë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË