Protestat vazhdojnë, drejtësi për viktimat e Onkologjisë

ina-online
ina-online

02/10/2023

Në Shkup edhe sot do të zhvillohen protesta për skandalin në Klinikën e Onkologjisë. Organizatorët e protestës nga shoqëria civile theksojnë se nuk heqin dorë nga kërkesa e tyre për drejtësi për viktimat. përcjell INA.

Organizatorët apeluan për pjesëmarrje dhe mbështetje nga qytetarët, pasi siç thonë ata, protesta nuk ka të bëjë vetëm me onkologjinë, por për të gjithë sistemin shëndetësor.

Protestuesit kërkojnë hetim për përfshirjen e ish-ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ish-drejtorit të klinikës, Vasev, zgjerimin e hetimeve për onkologjinë pediatrike, auditim të plotë të klinikës, por edhe zbardhjen e së vërtetës për atë që ndodhi me spitalin modular në Tetovë dhe vdekjen e vogëlushes Jana.

1. Hetimi për përfshirjen e ish-ministrit Venko Filipçe dhe drejtorit Nino Vasev;
2. Zgjerimi i hetimit të punës së Onkologjisë së Fëmijëve;
3. Rishikimi i plotë i punës së Klinikës së Onkologjisë;
4. Vendimet gjyqësore të formës së prerë për të gjithë të përfshirë në krimin dhe krimin e Onkologjisë;
5. Zbulimi i informacioneve nga hetimi për tragjedinë në spitalin modular në Tetovë.
6. Përgjegjësi nga Prokuroria Publike, e cila vendosi se nuk ka krim në rastin tragjik të vogëlushes Jana nga Manastiri.

Protesta për sot është paralajmëruar para Qeverisë nga ora 18:00 dhe organizatorët po bëjnë thirrje që qytetarët të dalin dhe t’i mbështesin, sepse vrasjet për qëllime përfitimi nuk duhet të falen. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_6971

Ziadin Sela: ASH-së i takon anëtari në KSHZ, Lëvizja Besa ka përfaqësuesin e LSDM-së dhe Izet Mexhiti ka përfaqësuesin e BDI-së (VIDEO)

Bilall Kasami

Kasami: Ky pushtet nga frika e humbjes, ka vendosur të manipulojë zgjedhjet

Levizja Evropiane per ndryshim LEN opozita shqiptare

Gashi: Pushteti po përgatit falsifikimin e zgjedhjeve, ne nuk do ta lejojmë këtë!

takimi lidereve lideret

Partitë merren vesh për mbajtjen e zgjedhjeve, ja datat?

Krenar Lloga

Lloga: Dënimi me vdekje është i ndaluar tek ne, por mendoj se do të ishte shpëtim për ata monstra

derivate nafta dizeli benzin

Çmime të reja të derivateve të naftës nga mesnata në Maqedoni

OBSH

OBSH: Sëmundjet në Gaza mund të jenë edhe më vdekjeprurëse se sulmet ajrore

blerim sejdiu

Zhelinë/ Sejdiu ka penguar prerjen e druve nga një kompani private: Dëmtim brutal i natyrës

Trajanov

Trajanov propozon: Zgjedhje pa qeveri teknike dhe një Njësi Zgjedhore

INFO

NA NDIQ