Protestë ndaj përmbaruesve “Stop vjedhjeve”, borxhe inekzistente nga bankat

0

Janë mbledhur përpara Ministrisë së Drejtësisë sepse mendojnë se shteti dhe institucionet shtetërore po u bëjnë padrejtësi.

Shoqata civile “Stop vjedhjeve” protestoi kundër përmbaruesve dhe organeve gjyqësore. Protestuesit kërkojnë që përmbaruesit të punojnë në kuadër të gjykatave, por edhe veting për të gjithë gjykatësit, duke i akuzuar të njëjtit si kriminelë.

“Jetojmë në ferr, në Komedinë Hyjnore të Dante Aligerit, pra bëhet fjalë për krim të rëndë, i cili realizohet përmes përmbarimit të ripërsëritur, përmes urdhërpagesave të ripërsëritura në noteri, edhe pse për një kohë të caktuar, respektivisht disa muaj, kishte moratorium shkaku i pandemisë, ai u vazhdua. Domethënë çdo ditë po më telefonojnë njerëz të cilët janë deri në fyt në borxhe. Pra, bëhet fjalë për urdhërpagesa të fryra për 10 apo 20 fish”, tha Ana Gligorova- “Stop vjedhjeve”

Qytetarët drejtuan edhe ankesa të tjera.

“Dua që në mënyrë të drejtpërdrejtë t’i cek gjykatësit e atëhershëm supremë, të njohur si “gjykatës svarovski”, gjykatës kriminelë, të cilët kishin dy revizione krejtësisht të ndryshme. Revizioni i parë në vitin 2001, e i dyti në 2013-tën, të cilat janë bërë me porosi nga ish-regjimi diktator-zhvatës në krye me Gruevskin, Mijallkovin dhe Llatasin…”, tha Goran Novakovski – “Stop vjedhjeve”. Nga kjo shoqatë qytetare thanë se po paraqiten edhe borxhe nga banka që nuk ekzistojnë./TV21