Protestë në Bern të Zvicrës për drejtësi për Abdulfeta Alimin dhe rastet e montuara

0

Diaspora shqiptare në Zvicër sot do të protestojë në Bern me kërkesat e saj për liri dhe drejtësi të Abdulfeta Alimit dhe për të gjitha rastet e montuara politike në Maqedoninë e Veriut. Kjo është edhe porosia e këshillit organizativ të protestës që ka bërë thirrje që sa më tepër mërgimtarë nga Zvicra e vendet e tjera të Evropës t’i bashkëngjiten kësaj proteste.
“Të dashur bashkatdhetarë, ju ftojmë në një protestë paqësore në Bern-Helvetiaplatz, të kërkojmë drejtësi për vëllain tonë AbdulFeta Alimin dhe të gjithë rastet e montuar politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Jeni të ftuar të gjithë pa dallim feje, përkatësie ose ideologjie politike. Data:18 maj 2019 . Ora: 12h00-13h30 Vendi: Helvetiaplatz, 3005 Bern”, njofton Këshilli organizativ #PaDrejtësiNukKaQetësi nga Mërgata shqiptare në Zvicër. Një protestë e tillë muaj më parë u mbajt edhe para gjykatave në Shkup, ku u kërkua drejtësi për Abdulfeta Alimin, shpëtimtarin e Ziadin Selës në natën e 27 prillit të 2017 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ndaj të cilit siç thuhet më pas u organizua procesi i montuar duke e përfshirë në mesin e të dënuarve për ngjarjet e 27 prillit. (INA)