Sot sërish është bojkotuar mësimi në fshatin Moranë të komunës së Studeniçanit, përcjell TV21. Prindërit sot u mblodhën për të protestuar, kërkojnë pavarësimin e shkollës fillore periferike “Naim Frashëri”, që sipas tyre, plotëson të gjitha kushtet për të funksionuar më vete, gjegjësisht për t’u shndërruar në shkollë qendrore. Për këtë në Click Plus në TV21, së fundmi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska tha se bojkoti i mësimit në Moranë është politik, duke shtuar se mungesat e nxënësve do të jenë të paarsyeshme.
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/456884733701649/?ref=embed_video