Protestë në Maqedoni për kaosin e faturave të larta të energjisë dhe borxheve

Iliria News Agency
Iliria News Agency

13 Shkurt, 2022

Oda Ekonomike Energjetike dhe kompanitë më 25 shkurt pritet të protestojnë para Qeverisë, ku do të përsërisin kërkesat dhe zgjidhjet e situatës me krizën energjetike.

Më 24 janar, Oda Ekonomike ka paraqitur kërkesa në Qeveri. Një nga kërkesat është shkarkimi i ministrit të ekonomisë, drejtorëve dhe kryetarëve të caktuar të kompanive dhe emërimi i ekspertëve në postet e tyre. Sipas tyre, me zgjidhjet e tyre do të mund ta shpëtojnë vendin nga kriza.

Oda thotë se shteti duhet të ndajë para nga buxheti për kompanitë për t’i ndihmuar në tejkalimin e krizës energjetike. Me probleme po përballen edhe kompanitë nga industria e tekstilit, furrës dhe industrive të tjera. Andaj thonë se duhet subvencionim urgjent për energjinë elektrike.

Kryetari i kësaj Ode, Gjorgji Manaskov, sqaron se shteti mund të falimentojë, sepse totali i borxheve të kompanive energjetike është mbi një miliard euro.

“Nëse Qeveria dhe ESM-ja do të na dëgjonin dhe në gusht do të blinin energjinë elektrike me 90 euro për megavat orë, do të shpenzonin 350 milionë euro, do t’i shpëtonin kompanitë energjetike nga humbjet dhe borxhet dhe nuk do të kishte krizë energjetike. Tani, humbjet totale të kompanive energjetike janë mbi një miliard euro dhe do të rriten më tej sepse kriza energjetike nuk do të përfundojë nesër”, tha Manaskov për gazetën “Veçer”.

Por sipas ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, vendi deri më tani ka shpenzuar 170 milionë euro për krizën energjetike, ndërsa vendet fqinje kanë dhënë shumë më tepër.

“Aktualisht në Maqedoni nuk ka kufizime, nuk ka goditje çmimesh për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël. Jam krenar për gjithçka që kemi arritur deri më tani dhe nuk kemi shpenzuar nga buxheti. “Nëse krahasojmë me Serbinë, Kosovën, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën apo vendet e tjera fqinje, të cilat vetëm në këto muaj kanë shpenzuar miliarda, ne nuk kemi shpenzuar plotësisht as 170 milionë euro”, tha Bekteshi.

Përveç qytetarëve dhe kompanive, për faturat e larta të rrymës ankohen edhe institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike dhe komunat, të cilat për rrymë kanë mbi 20 milionë euro borxh. Borxhi është bërë vitin e fundit, pasi çmimi i energjisë elektrike pati një rritje të madhe mbi 100 për qind në bursat botërore. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

svecla pamjet rrahja

Sveçla publikon pamje kur dy shqiptarë u sulmuan nga serbët në veri

blinken

Situata në veri, Blinkeni tregon nëse do të ketë rritje të trupave në Bondsteel

albin-kurti-vjosa-osmani

Mediumi serb: Kush janë partnerët perëndimor që po i japin përkrahje Kurtit?

vucic vjosa osmani

Vjosa Osmani e refuzoi, Vuçiç: Delegacioni i Kosovës nuk pranoi të takohemi

kurti-hovenier

Hovenier takohet me Kurtin: Po mendojmë si ta inkurajojmë Kosovën ta bëjë atë që duhet

kurti

​Kurti s’lëshon pe, nuk pranon që kryetarët t’i ushtrojnë detyrat në zyra paralele

arben-taravari-ali-ahmeti

Heqja e 20%, ASH dhe BDI në vija të kundërta

arben taravari ash

A ka pakënaqësi në ASH dhe “Grup të Zjarrit”, flet Taravari (VIDEO)

vosja osmani

Nis takimi Osmani-Scholz-Macron në Moldavi (FOTO)

INFO

NA NDIQ