Protestë për katastrofën ekologjike që po ndodh në sipërfaqet e Parkut Nacional të Mavrovës

INA
INA

08/06/2023

Shoqata për mbrojtjen e ambientit “Reka e Epërme” sot organizoi protestë për katastrofën ekologjike që po ndodh në sipërfaqet e Parkut Nacional të Mavrovës.

Ja reagimi i plotë i lexuar nga organizatorët e protestës:

Në emër të shoqatës për zhvillim rural “Rilindja e Rekës së Epërme” dhe në emër të banorëve të Rekës së Epërme dhe njerëz që duan natyrën sot jemi mbledhur qe te shprehim revoltën tonë për katastrofën ekologjike që po ndodh në sipërfaqet e Parkut Nacional të Mavrovës- ne vecanti Malin Menik.

Degradimi i natyrës nga ana e institucionit Parku Nacional i Marvrovës është alarmant sepse vetë institucioni kryen masakër ekologjike duke prerë sipërfaqe të malit në kundërshtim me ligjet pozitive të RMV-së, gjegjësisht ligji për mbrotjen e mjedisit. Prerja e drunjëve po ndodh në prona private, në të cilën shkilet e drejta pronësore duke mos marrë pëlqim nga pronarët e tokave si dhe po behet shkelje flagrante e ligjit për shpallje të Parkut Nacional të Mavrovës si zone e mbrojtur ne kategorine e parkut kombetar.

Arsyetimi i Parkut Nacional është se prerja e sipërfaqeve të malit behet për arsye sanitare, por në të vërtet këtu bëhet ekspolatim masiv i drunjëve pa kriter.

Parku Nacional për këtë veprimtari merr pëlqim në kundërshtim me ligjet pozitive nga institucionet të cilat nuk janë kompente për këtë çështje edhe atë:
-Merr pëlqime nga inspektorati për pyje dhe gjueti dhe jo nga inspektorati shtetëror i mjedisit.
Mbi bazën e shitjes së drunjëve, bëhet keqpërdorim financiari cili kalon shifrën e mbi 2,000,000 euro në vit, ndërsa ligji për mbrojtjen e mjedisit, neni 141-A nuk parasheh ekspolatimin dhe shitjen e masës së drunjëve për qëllime komerciale, por vetëm për qëllime sanitare. Poashtu hapja e rrugëve malore behet duke mos marrë asnjë leje – pëlqim nga asnjë institucion, e në mungesë të elaboratit për mbrojtjen e mjedisit dhe shkeljen e pronës private.Ne veprimet e ndërmarra nga Parku Nacional i Mavrovës ka edhe elemente të veprave penale, gjegjesisht nenit 225 dhe nenit 234 të kodit penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Andaj, për këto shkelje flagrante të ligjeve pozitive të RMV-së ftojmë organet kompetente si:
– Prokurorinë Themelore Publike, ProkurorineThemelore për ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Inspektoriatin për Mbrojtjen e Mjedisit , Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut , Përfaqësitë diplomatike dhe donatorët ndërkombëtarë që përkrahin projektet dhe aktivitetet që lidhen me parkun nacional , si dhe Sektorin civil dhe media

Kërkojmë nga ana e Parkut Nacional të Mavrovës që urgjentisht ti nderrpres aktivitetet e tyre ilegale e ne baze te cilave aktiviteteve kane qellimgjenerimin e miliona eurove duke shkelur ligjet pozive dhe duke dëmtuar natyrën. Po ashtu, institucionet përkatëse të marrin masa për hetim të shkeljeve ligjore të Parkut Nacional”, thuhet në reagim.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Nuk ka heqje dore, të dalim masivisht më 8 maj

Arben Fetai

Fetai: 3.977 herë faleminderit banorëve të komunës së Likovës

Arben Taravari

Taravari komenton ofertën e VMRO, do udhëhiqemi nga interesi kombëtar i shqiptarëve

Palestina gaza

Biden dhe 17 liderë botërorë ofertë Hamasit, kërkojnë lirimin e pengjeve izraelite për armëpushimin e menjëhershëm

besnik bislimi

Bislimi pas takimit në Bruksel: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

zgjedhjet-maqedoni

Mbi 24 mijë fletëvotime të pavlefshme në zgjedhjet e djeshme presidenciale

arben taravari

Taravari mesazh funksionarit të BDI-së që shpërndante mbrëmë ilaçe

nikollovski

Nikolloski nga Strumica: Opozita shqiptare të bashkohet me ne dhe të formojmë qeveri

Hristijan Mickoski

Mickoski: Pjesëmarrja masive përgjigje për bojkot të mundshëm të LSDM-së dhe BDI-së në rethin e dytë të zgjedhjeve

INFO

NA NDIQ