Sot protestë në Tetovë, përgjegjësi për zjarrin në spitalin modular

INA
INA

16 Gusht, 2023

Sot në Tetovë do të mbahet protestë për drejtësi dhe zbardhjen e përgjegjësisë për zjarrin në spitalin modular në Tetovë që mori 14 jetë më 8 shtator të 2021.

Protesta është thirrur në mesditë në ora 12:00, para Gjykatës Themelore në Tetovë.

E gjithë kjo vjen pas dokumentarit të publikuar nga Laboratori i Gazetarëve Hulumtues (IRL) me titullin “Vrasja në Tetovë”. Familjarët e të vdekurve dhe qytetarët e Tetovës u organizuan për protestën e sotme përmes rrjeteve sociale, të nxitur nga përmbajtja e filmit dokumentar, përcjell INA.

IRL ndau zbulime, dokumente dhe bëri një rindërtim të bazuar në deklaratat e dëshmitarëve. Ata theksuan se objektet e spitaleve modulare nuk ishin ndërtuar sipas Ligjit të Ndërtimit dhe nuk kishte materiale adekuate për mbrojtje nga zjarri.

Hulumtimi ka bërë edhe një rishikim të ekspertizës gjermane që është bërë edhe në sallën e gjyqit, ku si shkak i zjarrit janë konstatuar ndërtimi jo i mirë dhe instalimi i keq elektrik.

Për këtë rast ka pasur aktakuzë dhe aktgjykim.

Një prokuror ka ndjekur penalisht dy ish-drejtorët e spitalit të Tetovës dhe mjekun përgjegjës të objektit modular.

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po kryen një tjetër hetim, i cili ka të bëjë me mënyrën se si është zhvilluar tenderi për ndërtimin e të gjitha objekteve modulare, nëse janë inkorporuar të gjitha materialet e përcaktuara në specifikacionin teknik dhe si ka qenë performanca. Çështja është nën hetim. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Afrim Bunjaku

Sot varrimi i policit Afrim Bunjaku

policia-haracine

Vrasje e dyfishtë në Maqedoni, vëllai vret vëllanë dhe kunatën

Afrim Bunjaku

Nesër ditë zie në Kosovë, në nderim të policit të vrarë

hovenier qemal minxhozi

Ambasadorët e SHBA-ve dhe Shqipërisë ndezën qirinj në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku

policia-kosoves

Edhe një sulmues i arrestuar, Policia thotë se ka hyrë në objektet përcjellëse të Manastirit të Banjskës

borell-borel

Borrell flet me Kurtin dhe Vuçiqin për sulmin terrorist në veri

xhelal svecla

Ministri Shfeçla jep detaje nga aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës

policia kosoves terroristet veri

Zyrtare: Tre sulmues të vrarë, një i arrestuar, dhe 4 persona të kapur me radiolidhje

Shkon në tre numri i sulmuesve të vrarë në veri

INFO

NA NDIQ