Protestojnë zjarrfikësit

0

Zjarrfikësit të cilët janë të pakënaqur me kushtet dhe pozitën e tyre, do të protestojnë të sot para Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka në një konferencë për media, paralajmëroi protestën e punonjësve të këtij shërbimi.

Arsye për këtë, sipas tij, është mungesa e kushteve të punës, si dhe problemet e shumta me të cilat ata përballen si në aspektin e të drejtave të punëtoreve, po ashtu dhe në mosimplementimin e ligjeve në fuqi.