Protestuesi serb: Babi kjo është për ty, sepse shkove nga mungesa e respiratorëve

0

Në protestat e mbrëmjes së djeshme para Parlamentit serb ka qenë prezent edhe Petar Gjuriq, djali i artistit Ljubisha Gjuriq, i cili vdiq pas komplikimeve nga koronavirusi.

I riu Gjuriq para kamerave thotë se po merr pjesë në protestë për shkak se babai kishte ndërruar jetë në spitlain e Zemunit për shkak të mungesës së respiratorëve( aparateve për frymëmarrje).

“Gaz lotsjellës, municion, shkopinj, gjithçka kundër rinisë duarbosh. Babi, kjo është për ty, që vdiqe, sepse nuk kishte respirator, Babi, unë të dua shumë. Dhe për djalin tim që lindi ”, tha Gjuriq.

Në pyetjen e gazetares se pse ka ndërruar jetë babai i tij, ai tha:

“Nuk kishte respiratorë, deri më sot nuk kam marrë asnjë test se ka vdekur nga korona. Dua të them, nuk kishte respiratorë në Zemun, ndërsa ata me zë të lartë thoshin se ne po dhurojmë respiratorë. E di se ai do të ishte krenar me mua” tha i riu Gjuriq.