Protestuesit maqedonas para Kuvendit: Mickoskit i interesojnë hidrocentralet

0

Opozitarja VMRO-DPMNE sonte ka mbajtur protesta në Shkup. Kryetari i partisë, Hristijan Mickoski, bashkë me simpatizantë dërguan thirrje nga më të ndryshme kundër pushtetit, njofton Portalb.mk. Mickoski dërgoi kritika për prokurorët dhe gjykatësit që siç tha ai, punojnë me instruksione të pushtetit dhe kryeministrit Zoran Zaev. Ai në një moment i përmendi me ëmër dhe mbiemër, prokuroren e cila e udhëheq procesin gjyqësor Vilma Ruskoska dhe gjykatësja e cila e gjykon lëndën dhe e dënoi ish kryeministrin Nikolla Gruevski me 2 vjet burg, Dobrilla Kacarska, se punojnë për pushtetin.

Protestuesit në duar kanë pasur pankarta të ndryshme, në mesin e të cilave shkruhej “I ziu Zaev”, “varfëri e zezë” e një sërë tjerash. Derisa Mickoski me simpatizantët e tij protestonin përpara Qeverisë, një grup tjetër i qytetarëve të cilët kanë vendosur tenda përpara Kuvendit, e kanë kundërshtuar kreun e opozitës edhe pse javën e kaluar kanë protestuar bashkë.

“Të gjithë 120 deputët janë tradhtarë. Asnjëri nuk doli burrë që të vijë këtu. Për Mickoskin më të rëndësishme janë hidrocentralet në vend të emrit. Ata që janë maqedonas, qëndrojnë këtu”, kanë porositur protestuesit.