Protestuesit pamundësojnë mësimin në Çashkë, prindërit apelojnë për zgjidhje të problemit

Picture of INA
INA

31/01/2024

Edhe pse me numër më të vogël të protestuesve edhe sot hyrja dhe dalja e Çashkës u bllokuan. Protestuesit tashmë disa muaj kundërshtojnë mësimin në gjuhën shqipe në shkollën fillore “Todor Janev”.

Ndërkohë te Inspektorati i Arsimit kanë arritur ankesa të shumta nga ana e prindërve për pengimin e ndjekjes së mësimit nga protestuesit. Ndërkohë sipas drejtorit të këtij institucioni, protestuesit kanë sulmuar edhe një inspektor të arsimit i cili ka kryer punën në terren në komunën e Çashkës.

“Organet e MPB-së nuk kanë marrë asnjë masë ndaj atyre personave edhe pse ka pasur sulm ndaj drejtoreshës, sulm ndaj një mësimdhënësi, sulm ndaj një inspektori i cili ka qenë në kryerjen e detyrës inspektuese dhe nga e gjithë situata këtu janë në pyetje që edhe bashkëpunimi i ngushtë i pushtetit lokal dhe i organeve të MPB-së në rrethinë të Çashkës, ku është absurde që të prishet rendi dhe qetësia publike dhe në këtë rast edhe bllokimi i institucionit shkollë dhe rrugëve kryesore nga një numër i vogël i protestuesve dhe mos kemi masa adekuate komfor ligjeve të cilat janë në fuqi është e pa pranueshme dhe bëj apel që kjo punë sa më shpejtë organet të marrin masa komfor ligjeve”, tha Halit Ferati, drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit.

Prindërit apelojnë që sa më shpejtë të gjendet zgjidhje për nxënësit pasi sipas tyre fëmijët janë ata që po pësojnë më shumti duke humbur çdo ditë mësimin. Protestuesit në Cashkë mbi tre muaj bllokojnë ndjekjen e mësimit si për nxënësit shqiptarë ashtu edhe për ata maqedonas. Protesta filloi me hapjen e paraleles shqipe në shkollën fillore “Todor Janev” ku mësojnë mbi 80 nxënës shqiptarë të cilët ndjekin mësimin në gjuhen maqedonase. /Alsat.mk

TË FUNDIT
6 orë
Detaje nga aksioni policor me arrestimet e doganierëve dhe policëve maqedonas
12 orë
Hapja e kapitujve të parë për anëtarësim, Kurti uron Shqipërinë: I gëzohemi fort kësaj arritjeje
12 orë
Sërish regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
14 orë
“E aprovoi gjenocidin në Srebrenicë” – partitë dhe shoqatat boshnjake kërkojnë të përshpejtohet hetimi ndaj Stoillkoviqit
15 orë
Politikani serb nga Kosova letër Vuçiqit: Ti fshihesh pas sulmit në Banjskë dhe largove serbët e Kosovës nga puna

ME TE LEXUARA

17 orë
VLEN nuk heq dorë nga Akademia Shqiptare, krerët e komunave takojnë përfaqësuesit e Akademisë (Video)
17 orë
Rritet për 8.3% numri i turistëve në Maqedoninë e Veriut
16 orë
Rama: Na vjen keq që vëllezërit tanë të Maqedonisë së Veriut nuk janë në këtë pjesë të procesit (VIDEO)
16 orë
VLEN: Themelimi i Akademisë Shqiptare drejt realizimit
15 orë
Politikani serb nga Kosova letër Vuçiqit: Ti fshihesh pas sulmit në Banjskë dhe largove serbët e Kosovës nga puna
14 orë
“E aprovoi gjenocidin në Srebrenicë” – partitë dhe shoqatat boshnjake kërkojnë të përshpejtohet hetimi ndaj Stoillkoviqit

LEXO MË SHUMË

policia shkup naten mpb

Detaje nga aksioni policor me arrestimet e doganierëve dhe policëve maqedonas

kurti rama

Hapja e kapitujve të parë për anëtarësim, Kurti uron Shqipërinë: I gëzohemi fort kësaj arritjeje

termet

Sërish regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

ivan stoilkovic

“E aprovoi gjenocidin në Srebrenicë” – partitë dhe shoqatat boshnjake kërkojnë të përshpejtohet hetimi ndaj Stoillkoviqit

Marko Jakshiq

Politikani serb nga Kosova letër Vuçiqit: Ti fshihesh pas sulmit në Banjskë dhe largove serbët e Kosovës nga puna

VLEN Akademia Shqiptare e Shkencave

VLEN: Themelimi i Akademisë Shqiptare drejt realizimit

Edi Rama

Rama: Na vjen keq që vëllezërit tanë të Maqedonisë së Veriut nuk janë në këtë pjesë të procesit (VIDEO)

Carshia_turist Shkup

Rritet për 8.3% numri i turistëve në Maqedoninë e Veriut

vlen-akademia-696x426

VLEN nuk heq dorë nga Akademia Shqiptare, krerët e komunave takojnë përfaqësuesit e Akademisë (Video)

INFO

NA NDIQ