“Provokim armiqësor”, Berisha thirrje Kosovës: Shpalleni “non grata” Vuçiçin

Ish-kryeministri Sali Berisha reagon ashpër ndaj provokimit të presidentit serb Aleksander Vuçiç, i cili në një postim në Instagram vendoste flamurin serb mbi hartën e Kosovës.

Berisha i bën thirrje Kosovës ta shpalli ‘non grata’ përgjithmonë ultranacionalistin e verbër serb Vuçiç, të cilin e quan padronin e kryeministrit Edi Rama si dhe fton komunitetit ndërkombëtar ta dënojë këtë provokim armiqësor.

Sali Berisha: “Denoj me ashpersine me te madhe vendosjen e flamurit te Serbise mbi harten e Kosoves nga bastardi i Sheshelit dhe Geblesi i Millosheviçit, krimineli i luftes dhe padronit te Zografit Bis, Presidentit te Serbomadhise Vuçiç si nje provokacion te ulet dhe luftenxites. Ju bej thirrje autoriteteve te Kosoves te deklarojne pergjithmone non grata kete ultranacionalist te verber serb. I bej thirrje komunitetit nderkombetar te denoj kete porovokim armiqesor dhe luftenxites te Serbomadhit Vuçiç!.