“Provokim ndaj serbëve për t’I bombarduar, ata nuk kanë kryer spastrim etnik në Kosovë” – Kissinger dhe shqiptarët

ina-online
ina-online

30/11/2023

shkruan: Enver Robelli

Henry Kissingerit vdiq në moshën 100-vjeçare. Biografia e tij është shumëngjyrëshe, përfshirë edhe nuanca të zbehta.

Shqiptarët e Kosovës duhet të jenë të lumtur që më 1998/99 në Ëashington nuk kishte funksion zyrtar Henry Kissinger, por Madeleine Albright si ministre e Jashtme.

Atëbotë Kissinger e pati quajtur Marrëveshjen e Rambouillet “provokim ndaj serbëve” dhe vetëm si shkas për të bombarduar Serbinë.

“Asnjë serb me pak mend në krye nuk do ta nënshkruante Rambouilletin. (…) Ishte një dokument i tmerrshëm diplomatik”, kështu fliste Kissinger.

Sipas tij, “ndoshta” serbët janë sjellë në mënyrë barbare gjatë luftimit “të terrorit të UÇK-së”, por mes tetorit (98) dhe shkurtit (99), shtonte Kissinger, në Kosovë Serbia nuk ka zhvilluar luftë “për spastrim etnik”, “80 për qind e prishjes së armëpushimeve janë kryer nga UÇK-ja”.

Kissinger ishte padyshim diplomat i shekullit, por jo përherë në anën e drejtë të historisë. (E.Robelli)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

skender-asani

Idetë e mëdha në thelb kanë kauza mirëkuptimi

putin-balkan

Sulme kimike në qytetet gjermane!? Raporti: Pushtimi tokësor i Putinit, skenar i mundshëm

Enver Bytyqi

A ja vlen që shqiptarët të paguajnë kaq shumë për prestigjin e liderit?

opinion

Të ruhemi nga pseudoshkenca e sharlatanëve

Makron Macron

Macroni gjuajti sërish me bazukën e tij – dhe Rusia nuk është objektivi i vetëm

Xhelal Zejneli

Çështja shqiptare në Maqedoni-ridefinimi i Maqedonisë

femijet nerove krusheve

Fëmijët dhe prindërit shqiptarë e nisin vet ndërtimin e shkollës në Krushevë, dora e shtetit nuk duket askund

Bekim Qoku

30 për qind e shqiptarëve në Maqedoni konsiderohen pakicë

Xhelal Zejneli

Çështja shqiptare në Maqedoni – statusi politik

INFO

NA NDIQ