Prurje të reja në Lëvizjen BESA, ja kush i bashkëngjitet

0

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, sot ka mirëpritur në zyrat e Lëvizjes BESA, Elmaz Maliqin ish ndihmës ministër në ministrinë e pushtetit lokal.

“Elmaz Maliqi është një profesionist i dëshmuar dhe është ndër ekspertët më të mirë shqiptar në menaxhimin e pushtetit lokal dhe decentralizimin. Elmaz Maliqi do të udhëheq me departamentin e pushtetit lokal në kuadër të Lëvizjes BESA. Ai vjen nga qyteti i Kumanovës dhe bëhet pjesë aktive e Lëvizjes BESA. Figura të ndryshme intelektualësh që i bashkangjiten Lëvizjes BESA, dita ditës e forcojnë Lëvizjen në rrugëtimin e saj.”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.