PSD-ja pranë ndarjes, pakënaqësi të mëdha, ja kush do të kthehet në Vetëvendosje

0

Partia Social Demokrate, u aktivizua përsëri kur grupi prej 12 deputetëve e braktisën Vetëvendosjen, duke kaluar në partinë e Kaqusha Jasharit. Duke e parë rrezikshmërinë e dështimit për kalimin e pragut zgjedhor, PSD vendosi të futej në një listë me AAK-në, por disa deputetë që ishin në legjislaturën e kaluar, nuk u futën në listën e PSD-së.Mirëpo, burime të gazetës “Bota sot” kanë treguar se, brenda PSD-së ka pakënaqësi të mëdha dhe se pas përfundimit të zgjedhjeve, nga kjo parti do të largohen disa figura kyçe, e që ishin pjesë e Vetëvendosjes më herët.
Gjithashtu, të njëjtat burime i kanë thënë “Bota sot” se disa prej tyre do të kthehen në Lëvizjen Vetëvendosje, pasi janë penduar dhe nuk janë aspak të kënaqur me koalicionin me AAK-në. “Pothuajse vetëm Shpend Ahmeti është pro koalicionit me AAK-në. Strukturat e tjera janë kundër, përfshirë edhe Dardan Molliqajn e Dardan Sejdiun”, thanë burimet. “Aida Dërguti e Faton Topalli do kthehen në Vetëvendosje pas zgjedhjeve. Nuk është vetëm thjesht që ata nuk kanë dashur për arsye personale të mos hyjnë në listë”, kanë thënë tutje burimet për gazetën “Bota sot”. Ndërkaq, “Bota sot” ka dërguar pyetje me shkrim te zyrtarët e PSD-së për ta konfirmuar lajmin, mirëpo ata nuk kanë kthyer përgjigje.