Pse Apple e ka emrin e një frute?

INA
INA

05/01/2024

Apple ka të njëjtin emër sikur një frutë, që në shqip do të thotë mollë. Por nga erdhi në të vërtetë emri Apple dhe si u përzgjodh si emër i kompanisë, që tash është nga më të mëdhatë në botë? Ka shumë histori rreth origjinës së emrit Apple, por cila prej tyre është më pranë të vërtetës?

PSE APPLE QUHET “APPLE”?

Teoritë për origjinën e emrit Apple janë të shumta. Thuhet se Steve Jobs dhe Steve Wozniak e zgjodhën shkaku i albumit “Apple Records” i Beatles. Megjithatë e vërteta është më e thjeshtë. Sipas biografisë së Steve Jobs, shkruar nga Walter Isaacson, Jobs zgjodhi emrin sepse thjeshtë pëlqente frutin. Jobs mendohet ta ketë zgjedhur sepse Apple ngjan me diçka jo intimiduese, argëtuese dhe si frymëzim. Sipas bashkëthemeluesit të Apple, Steve Wozniak, Jobs ishte rikthyer nga një fermë në Oregon dhe kishte sugjeruar menjëherë që kompania e tyre të kishte emrin “Apple Computer”. Më pas Wozniak elaboron në autobiografinë e tij se të dy ishin përpjekur të gjenin diçka teknike, por nuk kishin arritur dhe vendosën përfundimisht për Apple.
PO SIMBOLI I KAFSHIMIT?

Logoja e Appleit sot është shndërruar në sinonim të vetë kompanisë. Ka disa teori të tjera që shpjegojnë pse molla e kafshuar ka mbetur logo e kompanisë. Krijuesi i logos, Rob Janoff, shpjegonte për Forbes se kafshimi do të tregonte se kemi të bëjmë me një mollë dhe jo frut tjetër. Një tjetër fakt interesant është se logoja e parë kishte figurën e Isaac Newtonit përpara se të thjeshtohej.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

sulmohet-bursa-kriptografike-coinmama-450-mije-perdorues-te-prekur_5c687ba63612e

SHBA, Britania dhe Bashkimi Europian godasin grupin famëkeq të krimit kibernetik

openAI

Mediat po paditin OpenAl dhe Microsoft

viber

Viber prezanton funksionin e ri

maserati

Modeli i ri nga Maserati do të dalë në shitje këtë verë

bitcoin

Bitcoini rritet me 40 për qind në vitin 2024

sulmohet-bursa-kriptografike-coinmama-450-mije-perdorues-te-prekur_5c687ba63612e

IBM: Europa është më e goditura nga sulmet kibernetike në 2023

iphone- telefon mobil

Pse duhet t’i ndalni telefonat apo të aktivizoni ‘airplane mode’ në aeroplan

yahoo-aol

“Bie” Yahoo Mail, miliona përdorues nga e mbarë bota nuk po mund të qasen në aplikacion

iphone- telefon mobil

5 vendet në shtëpi ku interneti është i ngadaltë

INFO

NA NDIQ