Pse BDI heshtë për diagnostifikimin me kancer nga Taravari?

INA
INA

24/10/2023

Shkruan: Fejzi HAJDARI

“BDI është kancer i shoqërisë”! Deklaratën e këtillë ditë më parë e shpalosi kreu i Aleancës për Shqiptarët (ASh) z.Arben Taravari. Është hera e parë që një akuzë e tillë, kaq e ashpër dhe e argumentuar, hidhet ndaj partnerit të koalicionit qeverisës BDI. Zoti Taravari akuzat e këtilla i kishte përsëritur edhe më herët në paraqitjet e tija publike. Por, për dallim nga tani që është pjesë e koalicionit qeverisë, akuzat e mëhershme i kishte shpalosur duke qenë në opozitë.

Përderisa kreu i Aleancës ka dëshmuar qëndrueshmërin në qëndrimet politike por edhe principialitet, BDI-ja ndaj të njëjtave çuditërisht ka heshtur. Diçka e pazakontë, për një parti e cila deri tani ka reaguar pothuajse edhe për cikërrima, ndërkohë që ka heshtur ndaj akuzave të ashpra, të rënda…


A thua pse heshtë BDI-ja, e cila më parë ishte shumë e zëshme pothuajse për asgjë!
Heshtja BDI-së si duket ka të bëjë më shumë me frikën nga skandalet e shumta që po ju dalin në shesh kohëve të fundit, duke filluar nga afera Soravia, tenderi milionësh për kompaninë e dhëndërrit të Ahmetit, kontrata e fshehtë (jotransparete) për Korridorin 8, Kazinotë, “Llotartija”, paralelja shqipe në gjimazin e Velesit etj.

Letargjia apo papotenca, nuk kanë qenë “vyrtit” i ‘Bëdëistëve’, prandaj habit ‘strategjia prej memecit!”. Heshtja në shumë raste, do të thotë miratim, pajtim, mungesë kontraargumenti…

Veprimet e BDI-së SOT, nuk janë si ato DJE!

Pse kjo defanzivë e Ahmetit e Grubit, pikërisht në kohën kur pak a shumë, pothuajse kanë filluar aktivitetet për zgjedhjet e ardhshme, gjykuar sipas qëndrimeve dhe paraqitjeve publike të subjekteve politike?

Thonë që para argumenteve heshtin edhe perenditë! Si duket këtë seriozisht e ka kuptuar edhe BDI-ja, prandaj ka vendosur të mos flasë.

Argumentet e zotit Taravari ishin të fuqishëm për dështimet e BDI-së, si parti që në qeveri qëndron tani 20 vite. Mjafton t’i rikujtojmë se asnjë nga kërkesat me interes vital kombëtarë gjatë këtyre 20 viteve, nuk ka marrë epilogu pozitiv – zgjidhje! Përkundrazi statusi juridiko-kushtetues i shqiptarëve mbetet po ai i para vitit 2001, tani bile edhe me një formulim ofendues kushtetues ku shqiptarët figurojnë si bashkësi etnike “20 për qind”.
Nga këtu konstatimi se të qëndrosh me BDI-në në qeveri, është sikur të vendnumrosh dhe të pajtohesh për t’ia falur mëkatet! Prandaj, deklarata e Taravarit duhet të merret si fillim i vërejtjeve serioze, thelbësore, se ndryshimi i pushtetit është domosdoshmëri.

Pa ndryshimin e pushtetit, agonia do të zgjasë me vite të tëra, kurse për ta ndërpre agoninë nevojitet ndryshimi i estabilishmentit të tanishëm qeverisës.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Fatmir Besimi

PAKOJA E NËNTË E MASAVE ANTIKRIZË

orhan ibrahimi

“Talat Xhaferi- njëqind ditë Kryeministër”!

MUHAMERI

Zgjedhjet po afrohen, politikanët shfaqen me thesin e babadimrit

gir-geer-euroambasadori

Për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

ylli manjani

Amerika dhe amerikanllëqet tona…

Daut Dauti

Planet për vendosjen e hebrenjve në Shqipëri

fejzi hajdari

UDB-a përmend “Kosovën” te incidentet e montuara, për tua hedhur fajin shqiptarëve

Kimete-Berisha

Boll më! Jeni çmendur. Flisni për jetën private të të vdekurit, pa e njohur!

bedri1-804x380-1

Ajdari: Cila është lidhja mes vrasjes së Vanjës dhe vrasjes te Liqeni i Smilkovës?

INFO

NA NDIQ