Pse e urrenin vendet fqinje Teutën e Ilirisë?

0

Teuta qe një personalitet i rëndësishëm i historisë Ilire. Sundoi vetëm për 3 vjet, por vepra dhe lavdia e kësaj gruaje ka triumfuar në shekuj.

Teuta, si një grua e zgjuar dhe largpamëse, nuk pëlqehej nga shtetet fqinje.

Duke parandjerë rrezikun e një pushtimi, ndërmori dhe realizoi një veprimtari të gjithanshme politike, ushtarake e diplomatike. Ajo u përpoq për të afruar aleatë (siç ishte formimi i marrëdhënieve me Maqedoninë) për të përballuar opozitën e brendshme dhe kërcënimet e jashtme. Ndërkohe edhe strategjikisht, ajo punoi për të zbutur armiqësitë e mbretërve të veçuar dhe, përgjithësisht, për të shuar rivalitetet e grupeve shoqërore të armatosura brenda mbretërisë.

Me këtë vije dinamike dhe elastike, mbretëresha-stratege e rriti prestigjin, shëndoshi pozitat në gadishull e Adriatik dhe përgatiti terrenin e opinionin për hapa dhe aksione të reja.

Për të ndaluar marrjen e territoreve të Ilirisë dhe tkurrjen e shtetit ilir në një hapësire të cunguar, Teuta e shkallëzoi fushatën ushtarake. Me shpinë të sigurt dhe krahun lindor aleat, ajo u vu në krye të ekspeditës se dytë ushtarake ilire kundër Lidhjes Epirote në jug si rreziku më urgjent. Ajo frymëzoi dhe komandoi me sukses ushtrinë e flotën. Kryeqyteti epirot, Foinika(Finiqi i sotëm, afër Sarandës), që dallohej si më i pasuri midis qyteteve të Epirit, ra në duart e ushtrisë ilire.

Ajo hipi në pushtet në një moment të vështirë për popujt ilirë, të cilët përballeshin me ambiciet për zgjerim të Republikës Romake, paçka se gjendja ekonomike e zotërimeve të saj ishte e mirë.

Vijoi me planet dhe synimet e Agronit, përforcoi me tej rendin shtetëror, duke i dhënë përparësi pushtetit qendror, u dha impuls të ri zhvillimit ekonomiko-kulturor të qyteteve, si bazë themelore për një stabilitet dhe fuqizim në fushën ushtarake. U bë kujdes që të mos cenoheshin kufijtë e mëparshëm të mbretërisë (që shtriheshin nga Vjosa në Naron, përveç Durrësit, Apollonisë dhe Lezhës, që ende mbaheshin si koloni nga romakët).

Vëmendjen kryesore ia kushtoi ushtrisë dhe sidomos flotës se fuqishme detare, jo më të vogël sesa ajo para saj. Dhe për ketë Teuta urdhëroi :

“Prijësit ta konsiderojnë armik gjithë bregdetin”.

Kështu, liburnët e flotës ilire bënin ligjin në Adriatik. Një shtet i përqendruar dhe me pretendimet e veta në të drejtë, me një fuqi detare që sfidonte deri në hyrje të Mesdheut, nuk mund të pranohej, qoftë edhe në heshtje, nga shtetet që e kufizonin Ilirinë.

Komentet

komentet