Pse edhe kur gabon nuk fundoset ASH-ja!

Destan Jonuzi

Hyrja e mundëshme e Aleancës për Shqiptarët (ASH) në koalicionin qeveritar dhe bashkangjitja e saj me bllokun e partive të shumicës parlamentar nuk e bënë aq “pisë” këtë parti sa dikush mundohet ta bëjë me deklarata jopërmbajtësore.

Futja e ASH-së në Qeveri nuk është as për interes, siç pretendon grupi i “Zjarrit”, as për të qenë “pataricë” e BDI-së, por nuk është as shpat me dy teha, por një uragan evropian, që mëton të ruaj ekuilbrin pro-evropian dhe proamerikan të shtetit.

Pse nuk është koalicion interesi?

Për arsye se ASH-ja gjithë kauzën e saj opozitare e ka ndërtuar mbi një diskurs politik proevropian, proamerikan, dhe tani kur rrezikohet ky përcaktim është e rrugës edhe ti dalë zot. Hyrja eventuale e ASH-së në Qeveri vetëm se e forcon këtë pozicion të saj. Interesi i futjes së ASH-së në Qeveri është vital për shtetin dhe shoqërinë. Nuk ka tjetër interes më të madh nga këto dy përcaktime programore dhe orientime strategjike të shtetetit dhe shqiptarëve.

Pse ASH nuk është “pataricë” e BDI-së?

Për arsye se po të ishte një “patericë” që moti do ishte pjesë e Qeverisë, ashtu siç bënë disa partiçka që tundin prapanicën sa herë që shohin një karrige të zbrazët. ASH-ja ka ditur të imponojë qëndrime të saj, të jetë stohike në kërkesat e saj dhe nga pozita e opozitës të imponojë debat, madje edhe zgjidhje për probleme që janë anashkaluar ndër vite.

Kujtojmë insistimin për miratimin e ligjit për gjuhët, zgjidhjen e problemit me shtetësinë etj. Për arsye parimore ASH e lëshojë qeverinë, ndërsa dikush priste me padurim të futet për ca stole nëpër pallatet e Shkupit. Atëhërë kush është pataricë e BDI-së? ASH është partia më e madhe opozitare edhe si e tillë do të mbetet. Të gjitha ata që fituan në korrizë të kauzës së saj, mezi priten momentin që të futen në Qeveri. U futën me 12 pika dhe po delë se nuk kanë vënë asnjë presje. ASH të paktën në këtë drejtim është e sinqertë futet në Qeveri për një kauzë më të madhe, por mbështetja e pakusht të qeverisë do ta bënte atë të dobët përballë votuesit.

Andaj marrja hise nga pushteti nuk duhet ta trembë askënd, ndërsa në sytë e popullit opozitar kjo do të reflektohet në mbështetje edhe më të madhe.

1. Për shkak se ASH-ja do të largohet nga etiketimet e padrejta që janë bërë asaj për afërsi me VMRO-DPMNE-në dhe Levicën
2. Do të jepte porosi unifikuese për përcaktimin strategjik të vendit
3. Do të zbaton politikat e saj institucionalisht

Pse hyrja e ASH-së në Qeveri nuk është thikë me dy teha?

Futja e ASH-së në Qeveri mund të jetë vetëm se një shpat e fuqishme për kundërshtarët e saj politik, anipse deri në zgjedhjet e rregullta parlamentare kanë mbetur edhe më pak se dy vite. Për këto dy vite ASH do të etablojë dhe do të mund të promovojë politikat e saj.

Nuk do ta konsumon në asnjë mënyrë pushteti, për arsye se funksionarët dhe kuadrot e saj nuk janë provuar më parë për gabime fatale gjatë ushtrimit të ndonjë detyre. Fundja nuk mbanë as konstatimi se gjitha bëmat e BDI-së dhe LSDM-së për pushtetin disavjeçar pa ASH-në do ti faturohen asaj. Kjo mund të ndodhë vetëm në rast se kapet ndonjë nga funksionarët e saj me “gishtat në mjaltë”, në të kundërtën nuk ndodhë asgjë.