Pse është e rëndësishme pasja e shërbimeve të sigurta dhe të shpejta të pagesave digjitale?

ina-online
ina-online

10/11/2023

Digjitalizimi po ndryshon mënyrën se si njerëzit menaxhojnë financat e tyre, si shpenzojnë, kursejnë, blejnë dhe shesin. Me këtë ndryshon edhe mënyra e jetesës, gjegjësisht, zhvillimi i vrullshëm u jep mundësi më të mëdha qytetarëve.

Ky ritëm i shpejtë i zhvillimit teknologjik është i pranishëm pothuajse në të gjitha fushat, ndërsa nuk bën përjashtim as sektori financiar. Fintek si industri është bërë një shtytës i fuqishëm i inovacionit në botën e financave dhe ka potencialin për të transformuar shërbimet financiare.

Se transformimi është i pashmangshëm tregojnë edhe të dhënat se brezi Z përbën 40% të njerëzve që përdorin shërbime digjitale, ndërkohë që vetëm 47% e këtij brezi përdor ndonjë shërbim bankash tradicionale, për arsyen e thjeshtë se kompanitë nga sektori i fintek ofrojnë shërbime të thjeshta dhe të shpejta, bazuar në digjitalizimin dhe teknologjitë e reja. Pikërisht kjo është arsyeja pse kompanitë e sektorit të fintek janë kaq afër sidomos me brezat e rinj, por edhe me brezat e prindërve të tyre, të cilët janë të “detyruar” nga përditshmëria të pranojnë teknologji të reja që sjellin shpejtësi dhe thjeshtësi dhe kursejnë kohë.

Shembulli i Iute-së, një prej kompanive financiare më të njohura në vend, e cila me paraqitjen e saj ishte e para që ofroi kredi “pa letra” në treg dhe një proces miratimi të besueshëm prej vetëm pak minutash nga aplikimi në pagesë, është dëshmi se sa revolucionare janë produktet e industrisë fintek. Që në fillim, kompania investoi në teknologji të përparuara për marrjen e kërkesave për kredi, analiza automatike dhe lidhje midis të gjithë aktorëve të procesit, autorizim të sigurt dhe transaksion pa para në dorë, i cili kryhej me vetëm disa klikime nga një kompjuter shtëpiak ose celular dhe disa minuta përvojë.

Iute, pjesë e një grupi me bazë në Estoni, krijoi aplikacionin “MyIute”, si një mjet më të përparuar për thjeshtimin e të gjitha proceseve dhe menaxhimin e financave tuaja. Ky aplikacion mundëson një aplikim të thjeshtë, të shpejtë dhe digjital për kredi, nënshkrimin e kontratës, monitorimin e gjendjes së aktiveve financiare, shlyerjen, marrjen e njoftimeve etj. Përveç kësaj, që nga ky vit, Iute është bërë institucioni i parë financiar në treg që vuri në përdorim identifikimin elektronik biometrik, i cili është një mekanizëm sigurie shtesë për mbrojtjen e klientëve dhe parandalimin e keqpërdorimeve të mundshme të të dhënave. “Në bashkëpunim me kompaninë GetID nga Estonia, kemi vënë në përdorim identifikimin elektronik me të cilin klienti vërteton identitetin e tij. Procesi është i thjeshtë dhe kryhet përmes një telefoni celular që mbështet identifikimin biometrik, një numri telefoni të lëshuar nga një operator me licencë për të punuar ekskluzivisht në Maqedoni, një dokumenti identifikimi personal të vlefshëm, pra, letërnjoftim ose pasaportë dhe një adrese emaili, kurse në të njëjtën kohë, i gjithë procesi mund të kryhet përmes aplikacionit celular “MyIute”. Identifikimi elektronik është i rëndësishëm për mbrojtjen e të dhënave personale dhe për ne është obligim dhe detyrim”, tha Tatjana Davçev, drejtoreshë për çështje ligjore dhe përputhshmëri me politikat në Iute Credit.
Gjithashtu, u vu në përdorim edhe pagesa me këste kur blihet në dyqan apo online, “Buy now, pay later”. Çfarë do të thotë ky shërbim? Sipas Goran Germovskit, drejtues i rrjetit të shitjeve partnere të Iute, ky model është zhvilluar për të përmbushur nevojat e konsumatorëve. “Klientët tanë, brenda kufirit të miratuar të shpenzimeve, mund të blejnë çfarë të duan dhe të paguajnë më vonë me këste. Të gjithë mund t’i planifikojnë fondet dhe këstet e veta sipas dëshirës dhe madje me 0% interes dhe pa shpenzime shtesë të fshehura”, shpjegon Germovski.

Iute është gjithashtu i pari (dhe aktualisht i vetmi) institucion financiar jobankar me rrjetin e vet të ATM-ve pa kartë.
Ajo që mund ta pohojmë me siguri është se inovacioni e lëviz botën dhe po e lëviz me shpejtësinë e dritës. Fokusi është në krijimin e produkteve dhe shërbimeve të shpejta, të thjeshta dhe novatore, ndërsa ne si qytetarë duhet të jemi në hap me tendencat, duke i kuptuar ato si një pjesë thelbësore e përditshmërisë sonë, por edhe një mjet që do të lehtësojë ndjeshëm jetën dhe obligimet tona.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

auto_korrupsion1511207587

Kush janë më të korruptuarit në Maqedoninë e Veriut?!

branko_azeski

Branko Azeski do të kryesojë në shoqatën e dhomave ekonomike të Ballkanit në vitin 2024

Gjermani euro

Një alarm në ekonominë gjermane

Kovacevski

Kovaçevski: Sukseset e kompanive vendase janë investim në rritjen ekonomike

Fatmir-Bytyqi

Bytyqi: Mbështetëm qytetarët dhe kompanitë me mbi dy miliardë euro

termocentral obiliq ndotje qymur

Maqedonia e Veriut, gati të heqë dorë nga qymyri – Plan prej 3 miliardë euro për prodhim të energjisë së pastër

denari-756x420-696x387-1

Paketa e re e masave: Pensionistët në Maqedoni me pensione më të ulëta do të marrin 15 mijë denarë për 5 muaj

derivate nafta dizeli benzin

Nga sot çmime më të lira të derivateve të naftës

ndertim

Në Maqedoni hipotekat ulen, ndërtimet dhe kreditë nuk ndalen

INFO

NA NDIQ