Pse gjuhet me armë nëpër dasma në Maqedoninë e Veriut?

Picture of ina-online
ina-online

10/08/2024

Plagosje dhe dëme materiale, kështu mund të përshkruhen pasojat nga të cilat vijnë si rezultat i krismave nëpër ahengje të ndryshme në rajonin e Pollogut por edhe më gjerë, të cilat ndodhin kryesisht gjatë sezonit të verës, shkruan Portalb.mk.

Vetëm gjatë vitit 2023 në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë janë regjistruar 9 vepra penale, të gjitha në rajonin e Tetovës, prej të cilave 1 kallëzim penal është dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë, ndaj 4 autorëve për kryerjen e 1 vepër penale ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” të parashikuar dhe i dënueshëm nga neni 288 i Kodit Penal.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 9 kundërvajtje për prishje të rendit dhe qetësisë publike me organizim të paautorizuaar të fishekzjarrëve, nga të cilat 3 në Tetovë dhe 6 në Gostivar.

Sipas ligjit, kushdo që gjuan me armë zjarri pa autorizim, përdor mjete piroteknike ose lëndë të ngjashme shpërthyese ose lehtësisht të ndezshme, ose në mënyrë të ngjashme prish qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve, dënohet me gjobë prej 100 deri në 250 euro në vlerë të denarit.

“Krisjet nëpër dasma janë një njollë e zezë e kulturës së gazmendeve familjare shqiptare ku gravitojnë shumë njerëz, burra, gra, fëmijë dhe mundësia për fatalitet është shumë i lartë”, thotë për Portalb.mk sociologu Ali Pajaziti.

Ai thekson se ndjesia e ngatërrimit të gëzimit dhe militarizëm është një trashëgimi nga e kaluara jonë, nga e cila ende s’po heqim dorë ndonëse pasojat i vërejmë çdo verë dhe përtej.

“Tradicionalisht pushka ndër shqiptarë është përdorur edhe si vegël argëtimi. “Krisi pushka e gjëmoi alltia. Sot ka gëzim, jo ska vend mërzia” është një tekst klasik që ilustron këtë mendësi që bie ndesh me vlerat e kohës së paqes, kur s’guxojmë të trishtojmë askënd”, tha Pajaziti.

Ai porositi që kjo dukuri mund të parandalohet duke marrë nisma individuale dasmorët si për shembull: S’guxon të kriset në dasmën time!”, duke folur klerikët, me fushata vetëdijësuese mediale, duke vigjiluar institucionet.

Kjo problematikë nuk është e përhapur vetëm në rajonin e Pollogut, por më gjerë në të gjithë shtetin.

Për shembull këtë vit, më 31 korrik 2024, Policia e RMV-së ngriti kallëzim penal ndaj një punonjësi të policisë në Shkup pasi i njëjti gjuajti me armë në një dasmë familjare.

Ndërkaq më 28 korrik 2024, policia arrestoi një person nga Kërçova pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, ku mbetën të plagosur tre persona.

Edhe në të kaluarën ka pasur raste të ngjashme, për shembull në gusht 2023 u arrestuan dy policë të cilët gjuajtën me armë gjatë një dasme në Prilep. /Portalb.mk

TË FUNDIT
2 orë
Krenar Lloga: Vazhdon degradimi i shqiptarëve në Armatën e RMV
2 orë
Të shtënat pranë Donald Trump/ Shërbimi sekret hapi zjarr ndaj personit që po afrohej i armatosur
4 orë
Diskriminim gjuhësor në aplikacionin për përgatitje për testin e vozitjes
5 orë
Serbia ja si po shlyen adresat e shqiptarëve në Luginë, KNSH zbulon shifra (TABELA)
5 orë
Të dhëna të reja të Eurostat – Rritet numri i qytetarëve të Maqedonisë që kanë marrë lejeqëndrimi në BE

ME TE LEXUARA

15 orë
Rasti "Krmzov": Akuza për kontrabandë, borxhe ndaj DAP dhe llogari bankare të bllokuara!
5 orë
Të dhëna të reja të Eurostat – Rritet numri i qytetarëve të Maqedonisë që kanë marrë lejeqëndrimi në BE
15 orë
Bie borë në Pelister
5 orë
Serbia ja si po shlyen adresat e shqiptarëve në Luginë, KNSH zbulon shifra (TABELA)
13 orë
Shqipëria rekord turistësh edhe në vjeshtë, italianët dhe anglezët mbushin Vlorën

LEXO MË SHUMË

Krenar Lloga

Krenar Lloga: Vazhdon degradimi i shqiptarëve në Armatën e RMV

Donald Trump

Të shtënat pranë Donald Trump/ Shërbimi sekret hapi zjarr ndaj personit që po afrohej i armatosur

avtoskola vozitje

Diskriminim gjuhësor në aplikacionin për përgatitje për testin e vozitjes

presheve

Serbia ja si po shlyen adresat e shqiptarëve në Luginë, KNSH zbulon shifra (TABELA)

pasaporta-gjermane

Të dhëna të reja të Eurostat – Rritet numri i qytetarëve të Maqedonisë që kanë marrë lejeqëndrimi në BE

Arben Taravari VLEN

Një nga fenomenet më të shëmtuara të regjimit që iku, ishin të famshmet Kontrata!

IMG_0640

Kryeministri Kurti e vizitoi familjen e Adem Mikullovcit

IMG_0639

Rijad Shaqiri dhe Haradinaj: Të fala atyre që mendojnë se do ti harrojmë ushtarët e UÇK-së

remzi-780x470-1

Mehmedi: Për të drejtat e shqiptarëve në RMV është derdhur gjak, nuk lejojmë diskriminim!

INFO

NA NDIQ