Pse grupet e WhatsApp-it i bëjnë keq shëndetit tonë

INA
INA

5 Qershor, 2023

Për Korkor-in, 26 vjeç, celularët janë një burim i pafundmë ankthi.

“Kurdoherë që shoh se kam disa mesazhe njëkohësisht, më duket sikur dikush po përpiqet të më kontaktojë menjëherë kështu që mendoj se bëhet fjalë për ndonjë emergjencë. Menjëherë më zë paniku dhe shqetësohem”, thotë ai.

Por njësoj si mesazhet e shkurtra dhe të shpejta, edhe ato të gjata krijojnë shqetësim. “Tekstet e gjata më mbushin me frikë. Toni mund të keqkuptohet, është më mirë të dëgjosh zërin e një personi dhe ta dëgjosh në kohë reale”, thotë Korkor-i për The Independent.

Ditët e sotme nëse zotëron një smartfon, ka disa platforma të ndryshme mesazhesh në dispozicion të përdoruesve. WeChat. Signal. Viber. E kështu me radhë. Por më popullori është WhatsApp. I blerë në vitin 2014 nga Meta për 22 miliardë Dollarë, aplikacioni ka më shumë se dy miliard përdorues në total dhe është bërë mjeti kryesor për biseda profesionale dhe personale, duke i lejuar njerëzit që të shkëmbejnë informacion, thashetheme dhe shaka më shpejt dhe në mënyrë më eficente.

Mund ta përdorni për të dërguar video, foto, GIF-sa, mesazhe zanore etj. Është me pak fjalë, me gjithë qëllimin e saj, një litar shpëtimi për shumë prej nesh. Por me kalimin e viteve është bërë shkaktari i rritjes së ankthit, me çdo opsion që prezantohet si një shqetësim i ri për t’u menduar.

Këto përfshijnë, faktin kur sheh dikë që po shkruan online, duke e ditur se po shkruajnë një mesazh ndaj jush, kur sheh se kanë lexuar mesazhin dhe zgjedhin të mos kthejnë përgjigje, dhe kur sheh dikë kur ka qenë për herë të fundit aktiv. Megjithatë fatmirësisht këto opsione mund të fiken. Por kjo nuk mjafton për t’i dhënë fund shqetësimeve të njerëzve.

“Më duket dërrmuese”, thotë Tom Bourlet, një planifikues festash, i cili e përdor WhatsApp-in për punë, por edhe për t’u njohur me njerëz. E teksa shenja që tregon se mesazhi i dërguar është lexuar shkakton shqetësim, për Bourlet burim i veçantë shqetësimi janë grupet.

“Po bëhen kaq shumë grupe për çdo takim dhe event. Njerëzit po postojnë pa pushim. Unë kam ADHD (një sëmundje e zhvillimit neurologjik që ndodh më së shumti në fëmijëri) dhe duhet të fokusohem tek ajo që po bëj, pra nuk kam kohë të kontrolloj mesazhet sepse përndryshe do të shpërqendrohem. Por herë pas here e gjej veten duke lexuar me dhjetëra mesazhe”, tregon ai.

Por edhe në rastin kur fik telefonin në punë, kur e rindez do të shikosh që ke më shumë se 100 mesazhe të humbura në një grup të veçantë. Presioni për të kapur çdo gjë që ke humbur mund të bëhet shqetësues.

Dhe këtë nuk e ndihmon as fakti që njerëzit sot krijojnë grupe në WhatsApp për arsye nga më banalet.

“Grupet e WhatsApp-it, karakterizohen nga të gjitha tipet e kualitetit që shihen në rregullimet e tjera shoqërore ku individët konkurrojnë për vëmendje”, shpjegon Marc Hekster, psikolog.

Për të sa më shumë njerëz të ketë grupi, më e vështirë bëhet që të vendosësh dinamikat e grupit.

“Si rrjedhojë, bisedat mund të bëhen një hapësirë e pakontrolluar ku individët projektojnë se cilat janë ndjenjat e dërguesit të mesazhit, qofshin ato pozitive apo negative. Kjo do të rrisë ankthin”, thotë ai.

Më e keqja për psikologun është përfshirja në një grup pa miratimin e personit.

Pastaj është art me vete edhe të largohesh nga një grup, pa u marrë me personat e tjerë që ju shikojnë të ikni. Tashmë, WhatsApp ka dhënë mundësinë që të largohesh në heshtje dhe të vetmit që njoftohen janë administratorët e grupit.

Zoe Clews e cila është e specializuar për ankthin thotë se është më mirë që njerëzit të kuptojnë që nuk mund t’u përgjigjen të gjitha mesazheve në moment dhe ky nuk është problem.

“Jepini vetes leje për të ndaluar dhe fjetur dhe duke thënë se do të përgjigjeni nesër për këtë mesazh”, shprehet ajo kur vjen fjala tek mesazhet që ndihemi nën presion për t’u përgjigjur./tvklan.al

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

apple-iphone-15-pro-3

A e dini cili është celulari më i shtrenjtë që Apple ka nxjerrë në treg?

whats-up

WhatsApp nuk do të funksionojë më në këta telefona

Inteligjenca artificiale AI

Si inteligjenca artificiale lëshon lajme të rreme duke ndryshuar atë që shohim rreth nesh

apple-iphone-15-pro-3

Klientët aspak të kënaqur nga iPhone 15, kjo është arsyeja

loja-counter-strike-game

Më në fund del në treg “Counter Strike 2”

moti-1

Në retë e qiellit ka .. mikroplastikë?!

facebook-meta

Meta prezanton robotët me “personalitet”

iphone-xs-photo-650x358

Shfletuesi Vivaldi vjen në iPhone dhe iPad

PS playstation

Sony me ofertë për blerësit e Play Station 5 – publikon listën e videolojërave falas

INFO

NA NDIQ