Pse habiteni kur thotë Aliu se “shqiptarët kurrë nuk kanë jetuar më mirë prej kohës kur ka ardhur në pushtet BDI-ja”

ina-online
ina-online

07/01/2024

shkruan: Adnan Azizi

3 mijë€ burri, 2 mijë€ gruja pa shkuar në punë fare, kompani biznesi, vila në Kodër të Diellit, vila në Gjirin e Lalzit, vila në Ulqin, investime milionëshe nëpër Europë dhe SHBA. Secili funksionar i BDI-së më i pasur se tjetri, secili më i asdisur se kolegu i partisë, secila familje funksionari e mbuluar në luks dhe pasuri përrallore!

Nëse Aliu, kur flet për mirëqënien e shqiptarëve, mendon për atë që e sheh tek funksionarët dhe familjarët e BDI-së, dorën në zemër. Absolutisht jam dakord. Juve me pasuri dhe luks nuk ka kush në rajon që ua kalon, ndoshta jeni edhe kampion Bote.

Por nuk ka faj Ali Ahmeti se për më shumë se 20 vite është i rrethuar nga funksionarë dhe familjarë të tyre të zhytur në luks me paratë e tenderëve dhe korrupsionit që e kanë bërë në kurriz të popullit.

Tani që edhe djali, vajza, dhëndrri e nipi iu mbuluan me biznese, tenderë e qendra tregtare, Ali Ahmeti mendon se gjendja e shqiptarëve është edhe më e mirë! Kjo tregon mospërgjegjësinë dhe është turpi më i madh që i ndodh personailisht atij, familjes së tij por edhe partisë së tij.

O Ali Ahmeti, jeni larg realitetit dhe gjendjes në të cilën ndodhet populli! Nga zullumi i tepërt i bërë në emër të shqiptarëve, perdja e realitetit mes jush dhe qytetarëve është trashur tepër dhe nuk mund ta shihni gjendjen reale të popullit.

A dëshiron ta shohish realitetin, shumë është e thjeshtë. Zbrit njëherë nga veturat luksoze dhe dil bëje një xhiro në Zajaz. Dil në këmbë dhe pa shofer. Fol me popullin dhe dëgjoja hallet. Do shohësh sa të errët e ke perden që të ndan prej realitetit. Ec në këmbë dhe shihe se në Zajaz nuk ke kanalizim edhe pas 20 vitesh në pushtet, shkollat i ke në gjendje të mjerë pa femijë dhe rrugët e shkatërruara.

Në Kërçovë nuk ke spital, a nëpër shkolla të qytetit tënd është ‘sekret publik’ se droga shitet më shumë se gjevreku.
Nëse je njeri i popullit, o burr, zbrit njëher nga makinat luksoze e dil në këmbë, pa shofer e pa shoqërues, prej në Kumanovë e deri në Strugë, shih në çfarë gjendje është populli. Më shumë se 30% e familjeve shqiptare jetojnë me 5 dollarë në ditë (sa një kuti cigare e jotja), fshatrat janë boshatisur pasi rinia ik në mërgim, varfëria rritet, ata pak fëmijë që kanë mbetur nuk kanë libra, salla sporti dhe kushte elementare për zhvillim.

Bëju burrë e dil përballu me popullin dhe shih realitetin dhe hallet e tij.
Por ke frikë të përballesh me shqiptarët, sepse je mësuar ti shohësh gradaçelat e “Soravisë”, “Eurovisë”, vilat super luksoze të Bekim Nezirit dhe funksionarëve të tjerë, veturat e blinduara me qindra mijëra euro, kompani milionëshe të ngritura në emër të familjarëve brenda dhe jashta vendit. Ky është realiteti i mirë për ty dhe familjarët e tu, e i hidhur për shqiptarët.

Por një gjë e di! Në fund do ti vjellni të gjitha. Do u zërë harrami dhe haku i fukarenjve dhe i atyre që me gjak u sollën në pushtet, ndërsa ju ua kthyet me tradhëti e varfëri!

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Xhelal Zejneli

Çështja shqiptare në Maqedoni – statusi politik

femijet nerove krusheve

Fëmijët dhe prindërit shqiptarë e nisin vet ndërtimin e shkollës në Krushevë, dora e shtetit nuk duket askund

Bekim Qoku

30 për qind e shqiptarëve në Maqedoni konsiderohen pakicë

sadri-ramabaja1

Stadi i ri i përballjes me Serbinë – Gadishmëria për luftë

Agim Vinca

A janë shqiptarët një komb dhe a është shqipja një gjuhë apo dy e më shumë?

KALOSH-CELIKU

Argatë në politikë!

medai-shaholli

Ndryshimi sapo ka filluar!!!

arber-zaimi

Kujt po i pengon pse po përzihet Albin Kurti?

bekim qoku

Milionat e shpenzuara për mbështetje mediale si tregues që BDI-ja e ka humbur mbështetjen e votuesve

INFO

NA NDIQ