Pse i urrej partitë politike, iu thënshin shqiptare?!

Picture of Ina Online
Ina Online

05/10/2025

Shkruan: Gafurr Adili

– Sepse, siç e kam thënë e rithënë disa herë gjatë këtyre 3 (tre) dekadave të fundit, të gjitha partitë politike në trekëndëshin: Tiranë-Shkup-Prishtinë janë zyra punësimi. Të rrofshin 2-3 diplomat e fakulteteve, madje edhe gradat shkencore: magjistër apo doktor shkence dhe, nëse nuk i nënshtrohesh dhe servilosesh ndonjë partie politike, do të vuajsh dhe për bukën e gojës, ose do të duhet të marrësh rrugën e mërgimit.

– Sepse, të gjitha partitë politike (iu thënshin shqiptare) sa herë janë në opozitë dhe, sidomos kur vijnë zgjedhjet, qofshin ato politike (parlamentare) apo administrative (lokale), thirren e çirren në patriotizëm dhe, sapo ulen në kolltuqet e buta të pushtetit, jo vetëm që e harrojnë patriotizmin, por më të gjitha forcat e tyre i luftojnë të gjitha lëvizjet patriotike shqiptare.

– Sepse, partitë politike (iu thënshin shqiptare) në trekëndëshin: Tiranë-Shkup-Prishtinë, të gjithë ata/ato shqiptarë e shqiptare që i punësojnë i konsiderojnë si pronë të tyre, si në sistemin e skllavopranarisë (kur skllavopronari skllavin e kishte pronë të tij dhe…), përmes presioneve dhe shantazheve: “Ne të kemi punësuar me “Kontratë mbi Vepër” dhe, nëse nuk na mbështet dhe nuk na voton neve, nuk do ta vazhdojmë kontratën”, etj, ua shpërlajnë edhe trurinë (përmes frikësimit) dhe i detyrojnë që të bëhen militantë fanatikë dhe votuesë fanatikë të tyre.

Shkurt e shqip:
Të gjitha partitë politike (iu thënshin shqiptare) të trekëndëshit: Tiranë-Shkup-Prishtinë janë e keqja e shqiptarëve, janë përçarëset e shqiptarëve, janë ata që Shqipërinë tonë Etnike e kanë shëndrruar në feude të feudalëve (lexo: liderëve të partive politike) dhe i kanë shpopulluar të gjitha trojet e Shqipërisë Etnike. Pra, po e realizojnë Planin (famëkeq) të Vaso Çubriloviç-it për Shpërnguljen e Shqiptarëve.

Autori është veprimtar i njohur dhe magjistër i shkencave juridiko-ekonomike

TË FUNDIT

Filantropi Lazim Destani nderohet me “Çelësin e Qytetit” në Kukës, “Shqiponja Monumentale” u përurua në këtë qytet

Gashi me thirrje të ashpër: “Mos e votoni Përparim Ramën – Prishtina s’duhet me përfundu në duart e mashtrimit e krimit!”

Revolucion mbrojtjeje: “Made in Kosovë” – Kosova nis prodhimin e dronëve kamikazë dhe ushtarakë

Shqipëria bllokon kamionin me 25 ton misër, që vinte nga Serbia

A do të rikthehet Einxhel Shkira para kamerave?

Ibrahimi rreth Ligjit për barazi gjinore: Vendim kundër familjes shqiptare

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË