Pse i’u bashkova Lëvizjes BESA?

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

28/01/2022

Nga Fatmir Limani

Unë për herë të parë mora pjesë direkte në politikë, duke garuar si kandidat i pavarur në Komunën e Kërçovës, ku në një betejë të pabarabartë, bashkë me gjithë strukturën e shtabit arritëm të organizojmë zgjedhjet komunale ku edhe siguruam afro 5.000 vota.

Për mua dhe të gjithë përkrahësit që ishin pjesë e këtijë procesi, rezultati i fituar ishte një ngadhnjim i madh. Kjo nga fakti sepse arritëm të thyejmë një tabu, duke u dhënë shpresë shumë të rinjëve dhe qyetarëve të Kërçovës se ndryshimi mund të arritet.

Andaj në këtë periudhë, unë kam patur takime intenzive me të gjithë mbështetësit, por edhe me ata që janë bashkëngjitur pas zgjedhjeve lokale, jo vetëm në Kërçovë por edhe në qytetet e tjera nga Manastiri dhe deri në Kumanovë.
Sot, zyrtarisht bashkëngjitem në Lëvizjen BESA, për faktin se kemi arritur bashkë me kryetarin Bilall Kasami dhe bashkëpuntorët e Tij, të bashkërendojmë ç’ështjet, të cilat janë pjesë e kauzës tonë dhe që do të përfshihen në programin e Lëvizjes BESA.

I ngjeshur me përvojën e veprimtarisë atdhetare të Lëvizjeve Popullore dhe duke përfaqësuar një pjesë të madhe të strukturave që kanë kontribuar në luftën për të drejtat e shqiptarëve në këtë vend, dhe duke parë se subjekti i dalur nga lufta po bëhet pjesë e agjendave të gjelbërta, vlersoj se ne të tjerët me përkushtim dhe krenari do të duhet të nderojmë e përkujtojmë gjithë sakrificën e lavdishme, e cila do të na shërbejë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe të sigurt për brezat pasues në këtë vend.

•Pika tjetër e kauzës së përbashkët në Lëvizjen BESA, do të jetë lufta e pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit, njëri nga fenomenet dhe dështimet më të mëdha të pushtetit ekzistues. Fakte dhe arsye kryesore këto, që investitorët e huaj të shmangin vendin tonë, duke u hapur shtegun në këtë mënyrë të rinjëve të braktisin vendlindjen e tyre.

Ndërtimi i një strategjie afatgjate, për rimëkëmbje dhe zhvillim ekonomik, duke mundësuar në këtë mënyrë që të rinjtë të ardhmen e tyre ta planifikojnë në vendlindje. E gjithë kjo përmes hapjes së vendeve të reja të punës në sektorin privat, por duke eleminuar gjithë byrokracinë shtetërore që sjell në motivimin e korrupsionit dhe largimin e investitorëve nga vendi.
Poashtu, kujdes të veçantë për gjithë ata që kanë dhënë kontribut që ne sot gëzojmë të drejta në këtë vend dhe që në një farë mënyre janë harruar nga struktura e dalur nga lufta.

Pra, Familjet e Dëshmorëve, dhe të plagosurit e vitit 2001, do kenë trajtim të veçantë dhe me prioritet. Këtë e fillojmë nga pushteti lokal që menaxhon Lëvizja BESA, në Tetovë dhe Zhelinë, duke u dhënë një përparësi dhe mundësi pikërisht atyre që 20 vite mbetën të harruar nga politika.
Me fjalë të tjera, qëllimi i kyçjes time në politikë, konkretisht në Lëvizjen BESA, nuk është për të ndërtuar karierë politike, por që të krijojmë një gjeneratë të re politikanësh ku profesionalizmi do jetë çelsi kryesor i ngritjes në karierë.

Unë vendosa që kyçjen në politikë ta bëj duke forcuar faktorin opozitar dhe duke u bërë bashkë me njërën nga subjektet politike opozitare.
Hapsirën dhe fleksibilitetin më të madh e kam gjetur në Lëvizjen BESA, prandaj bashkërisht do të punojmë në përafrimin e qëndrimeve me të gjithë faktorin opozitar në mënyrë që të paraqesim një ofertë serioze politike, për të sfiduar politikat e gabuara të pushtetit aktual.

Dhe me këtë të pretendojmë rezultatin e fitores në zgjedhjet parlamentare, të cilat duhet të mbahen një ditë e më parë në mënyrë që të parandalojmë korrupsionin, kriminalitetin, dhe keq qeverisjen nga pushtetarët e tanishëm.

Me këtë rast u bëjë thirrje të gjithë të rinjëve, intelektualëve, bashkëveprimtarëve, bashkëluftëtarëve dhe bashkëmendimtarëve që të bëhen pjesë e strukturës, e cila me përkushtim do të synojë realizimin e kauzës që në themel ka luftën e pa kompromis për parandalimin e egzodit të spastrimit që i ndodh vendit tonë.
Dhe për fund falenderoj përfaqësuesët e Lëvizjes BESA, të cilët koontribuan në përafrimin e qëndrimeve tona, për të bashkëvepruar në të ardhmen si një trup me qëllim të ruajtjes së interesave kolektive.

TË FUNDIT
4 orë
Resul Ademi,19 vjeçari nga Nikushtaku që humbi jetën në aksident trafiku
5 orë
Taravari: Nëse do të mbaheshin zgjedhje të parakohshme lokale, jo vetëm Gostivarin por edhe Sarajin do ta fitonim
5 orë
‘Dorëzohet’ Mickoski: Betimin do ta bëj me emrin kushtetues
7 orë
Arrestohen dhjetë persona pas përleshjes masive në Karposh dhe në Qendrën Klinike
9 orë
Nga shtatori shtrenjtime ekstreme të çmimeve të shërbimeve noteriale

ME TE LEXUARA

16 orë
Ndërroi jetë Stojan Andov, kryeparlamentari i parë i RMV-së
10 orë
Spasovski ja çfarë thotë për Qeverinë e re VMRO-VLEN-ZNAM
19 orë
Ky është parashikimi i motit për sot
15 orë
Petrovska: Dorëheqja e Zaevit nga LSDM ishte vendim i gabuar
9 orë
Nga shtatori shtrenjtime ekstreme të çmimeve të shërbimeve noteriale

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2024-06-19-00-12-33-792_com.facebook.katana-edit

Resul Ademi,19 vjeçari nga Nikushtaku që humbi jetën në aksident trafiku

Arben Taravari

Taravari: Nëse do të mbaheshin zgjedhje të parakohshme lokale, jo vetëm Gostivarin por edhe Sarajin do ta fitonim

Mickoski

‘Dorëzohet’ Mickoski: Betimin do ta bëj me emrin kushtetues

MVR-polici-a-1-750x430-1-1

Arrestohen dhjetë persona pas përleshjes masive në Karposh dhe në Qendrën Klinike

IMG_3305

Nga shtatori shtrenjtime ekstreme të çmimeve të shërbimeve noteriale

Oliver spasovski

Spasovski ja çfarë thotë për Qeverinë e re VMRO-VLEN-ZNAM

tetova

Tetovë, në fund të muajit nis vendosja e semaforëve në bulevardin “Bllagoja Toska”

ASH Ziadin Sela

ASH: Stoilkoviq ta njohë Kosovën, gjenocidin në Srebrenicë dhe të distancohet nga Putini dhe Vuçiçi, para votimit të Qeverisë

IMG_3300

Serbi Stoilkoviç pjesë e Qeverisë, ja çka thotë Mickoski

INFO

NA NDIQ