Pse Kumanova gjithmonë shihet e lihet si zorrë qorre?!

Picture of designer@fetishimedia.ch

01/03/2023

Naser Pajaziti

Edhe Kumanova ka të drejt…

Pse Kumanova gjithmonë shihet e lihet si zorrë qorre?!

Edhe kësaj radhe pa ministër dhe përfaqësim në pushtet qendror.

Trendi i tillë i injorimit vijoi edhe nga zgjedhjet e fundit të 2020, dhe po vijon, me përjashtim të vitit të fundit, që një kumanovari nuk i zgjati shumë jeta në kolltukun e ministrit. Por ky trend vijoi me riformatimin e ri dhe sërish në pikën zero.

Pa përmendur flamuj partiak dhe pa u bërë lokalist, në pushtetin qendror kjo parti ka vetëm një post margjinal në eshalon të tretë, apo si të themi në fund të vagonit.

Çka pret prej kësaj, thonë si dora jote nuk të kruan askush!

Po kjo Kumanovë solli fitoret vendimtare të çdo subjekti, përfshirë edhe zgjedhjet e fundit, kur dy taborret dolën fitimtare me pritjet për deputetë.

Kumanova gjithmonë po përdoret si vrimë e zezë dhe aty vijnë liderë e pushtetarë për fotografi e marketing, edhe ate më së shumti nëpër varreza për përvjetorët e dëshmorëve, për sakrificën e Sopotit, rastin e rëndë me Almirin, Lagjen e Trimave e për shumë histori të tjera.

U kriju përshtypja se kur duhet paguar sakrifica dhe fatura, Kumanova është aty e para, ndërsa kur duhet të gëzohen e shijohen të mirat e pushtetit mbetet e fundit!

A e dini se komuna e Likovës ende shihet si vrimë e zezë në hartën e këtij vendi, ku nuk krijohen kushte për ardhjen e një investitori, a po edhe nishane tjera të zhvillimit të saj.

Pse politika e harron këtë zonë ku ende flitet për bekatona, çezme uji, e për gjëra tjera elementare që sot nuk duhej të ishin temë diskutimi. Hiç më mirë nuk janë as lagjet shqiptare në qytet e rrethinë.

Është koha që të gjithë politikanët dhe partitë politike të bëjnë më shumë për të ndihmuar në zhvillimin e Kumanovës dhe Likovës, sepse dita ditës shkollat e rrugët e tyre po boshatisen.

Le të ndryshoj ky trend dhe t’i japim Kumanovës dhe qytetarëve të saj një zë!

N.P.

TË FUNDIT

Mustafa Imeri, drejtor i Filharmonisë së Maqedonisë së Veriut

Arrestohet gruaja dhe vajza e pronarit të diskotekës “Puls” në Koçan

Publikohet video, ja çfarë ndodhi mes Eglit dhe Gjestit kur ikën dritat në suitë

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut përfitojnë fondet e para nga Plani i Rritjes i BE-së

Gjesti-Eglit: Simptomat e tua më futën në depresion

Dodik largohet nga Bosnje dhe Hercegovina, policia kufitare po heton sesi u largua

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË