Pse kurrë s’ka pasur koalicion mes partive shqiptare dhe turke në Maqedoni, kur Erdogan…

0

Nga Abdulla Mehmeti/

Pse asnjëherë nuk ka pasur koalicion mes partive turke dhe shqiptare në Maqedoninë Veriore, nëse ato mbrojnë interesa të njëjta dhe janë miq të popullit turk dhe aleatë të shtetit të Turqisë?! Pse presidenti i Turqisë, Erdogan, përmes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe të tjerë, kërkojnë përkrahjen e partisë së tyre të preferuar “Alternativa” në Shkup nga partitë tjera shqiptare, sidomos nga “Aleanca e Shqiptarëve”, e Ziadin Selës?! SA HERË TË NDRYSHOJNË REGJIMET NË TURQI, PSE SHQIPTARËT DUHET T’I SHOHIN DHE PËRJETOJNË FILMAT E TYRE PËRÇARËS MES FETO, GJYLEN, ZAMAN, JAHJA QEMAL, ERDOGAN, MAARIF, TIKA ETJ…?! Nëse do të mbetej fati i popullit shqiptar vetëm në dorën e Evropës, apo të Turqisë, pa ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot shqiptarët do të ishin kombi më i humbur i botës, në kërkim të lirisë së humbur, si populli kurd, populli palestinez dhe disa papuj të tjerë të botës, me lëvizje politike dhe kombëtare të degjeneruar dhe kontrolluar nga shërbimet e huaja sekrete. Shteteve të Europës nuk u ka interesuar asnjëherë e vërteta mbi shqiptarët, fati dhe ardhmëria e tyre, por u ka interesuar potenca fizike dhe mendore e shqiptarëve, raca e pastër shqiptare për ripërtëritjen e racës së tyre (në rënie numerike), për shtimin e numrit të banorëve, të fuqisë punëtore. Shqiptarët u kanë shërbyer si cilësi dhe numër, jo për shkak të lavdisë historike dhe nevojës për ta pasur shtetin e tyre në trojet e veta etnike në Gadishullin Ilirik. Shtetet e Evropës, shpeshherë i kanë përdorur shqiptarët si mish për top, për realizimin e interesave të veta, edhe kur qenia shqiptare ka qenë e rrezikuar nga popujt dhe shtetet fqinje të tyre. Ngjashëm edhe Turqia, popullit shqiptar i ka sjellë fatkeqësi dhe dëme të pariparueshme, fizike, ekonomike, politike, kulturore dhe morale. Cili ka qenë interesi i shtetit të Turqisë, interesi kombëtar i shqiptarëve, pa edhe interesi i fesë islame, që pushtetet e kaluar të Turqisë kanë lidhur dhe zbatuar disa marrëveshje me qeveritë e huaja, me shtetet ballkanike fqinje të shqiptarëve, Jugosllavinë (Serbinë) dhe Greqinë, për shpërnguljen e qindra mijë shqiptarëve nga trojet e veta etnike për në shkretëtirat e Anadollit? Cili ka qenë interesi i shtetit të Turqisë, interesi kombëtar i shqiptarëve, pa dhe interesi i fesë islame, kur qeveritë e këtij shteti, forcat politike progresive në atë shtet, drejtuesit e shtetit të Turqisë, si Turgut Ozal, Tansu Çiler dhe të tjerë, kur e kanë ngritur zërin në mbrojtje të popullit shqiptar, janë larguar me dhunë nga pushteti ose janë likuiduar nga shërbimet sekrete sllave brenda shtetit të Turqisë? Cili mund të jetë interesi i shtetit të Turqisë, interesi kombëtar i shqiptarëve, pa dhe interesi i fesë islame, kur në vend se t’u ndihmohet shqiptarëve për faktorizimin e tyre në rajon, të forcës mbrojtëse të tyre ndaj ndikimeve të huaja, mbrojtjen nga propaganda sllave, serbe dhe ruse, kinse shqiptarët janë mbetje të ish Perandorisë Osmane, në vendse të ndihmohet shkolla shqipe, ekonomia, diplomacia dhe shtetet shqiptare, pikërisht në këto ngërçe që po kalon shoqëria shqiptare gjatë periudhës ë tranzicionit, u dashka të merret me forcimin e fesë dhe të institucioneve fetare, me luftën e brendshme në shoqërinë turke, iraniane e arabe, duke e dëmtuar nga brenda qenien shqiptare edhe ashtu të plagosur rëndë nga ndikimet e jashtme dhe përplasjet mes civilizimeve, mes Lindjes (ruse) dhe Perëndimit (euroatlantik, amerikan dhe evropian)? Të gjitha pushtetet shqiptare të derisotme, edhe regjimi i Ahmet Zogut, edhe regjimi kominist i Enver Hoxhës, i kanë ruajtur dhe kultivuar miqësitë tradicionale me shtetet e Evropës, edhe me shtetin e Turqisë dhe shtetet arabe, por asnjëherë nuk janë nënshtruar dhe përkulur kaq poshtërueshëm përpara ndikimeve të tyre në jetën e brendshme të shoqërisë shqiptare, në punët e shtetit, në çështjet që e përcaktojnë identitetin e veçantë të kombit shqiptar, siç por veprojnë sot elitat politike, drejtuesit e partive dhe të pushtetit, si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe viset tjera shqiptare.Populli shqiptar dhe traditat e tij janë më të lashta se vetë shtetet e evropës dhe shteti i Turqisë, përmes të cilave ka mbijetuar ky popull nëpër mijëvjeçarë. Tradita shqiptare për nderimin e mikut, ka mbajtue distancën e domosdoshme, deri tek ndarja e fatit të përbashkët, edhe të bukës, jo edhe ndërhyrjen në nderin dhe moralin e tij, në shkëmbimin e identitit me identitete të tjera, të huaja për shqiptarët. Shqiptarët mund ta ndajnë edhe sot, fatin dhe bukën me miqtë e tij, por jo edhe shtratin, nderin dhe dinjitetin kombëtar! Mëshira e Zotit dhe miqësia tradicionale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës qofshin të përjetshme për popullin shqiptar! Popujt dhe shtetet tjera duhet i mbajmë për miq, t’i forcojmë lidhjet, miqësinë dhe bashkëpunimin me ata, për aq sa ata nuk prekin aty ku nuk duhet, në interesat vitale të qenies kombëtare të shqiptarëve!

(Titulli origj: Ëndërra e ndaluar e shqiptarëve, 15 shtator 2019)