Pse mbahet në burg Rauf Ramadani?!

0

Nga Xhemil Daci/

Muaj më parë,u burgos Rauf Ramadani,(për mbajtje armë pa leje)njëri nga tetovarët që bëri shumë të mira për Tetovën dhe tetovarët.Ai qysh si nxënës dhe student,ishte pionier I themelimit të K.F. “Shkëndia”,si fudbollist briliant që në fillet e të 70-tave.Falë tij dhe gjeneratës kokëfortë të tij,e mbajtën gjallë klubin (në kohërat më të egrra pë shqiptarët) që sot garon në kampionatet europiane me të njejtin emër…
Juristin Rauf Ramadanin,në vitet e para të tranzicionit,e hasim në disa poste udhëheqëse.Në të gjitha këto,qytetarët hetonin se në këto segmente,cdo gjë është risi e këndshme për to.Hetohej menaxhimi europian I punës.Vlen të përmendet në vecanti NPK e Tetovës ku,R.Ramadani ishte drejtorë.Koha të cilën ai e udhëhoqi atë,Tetova do mbahet mend si qytet kur u bënë shumë ndryshime në mbajtjen e pastërtisë së qytetit…Përvoja e tij paraprake zvicërane,dhe natyra e tij konsekuente, nuk mundën të duronin që,ndërmarrjen që e udhëhiqte shkëlqyeshëm, t’ua len krerëve të PDSH(I emërtuar nga ata)…R.Ramadani,në pamundësi që të vepron ashtu sic lyp sistematizimi I drejtë për menaxhim të suksesshëm të ndërmarrjes,largohet nga puna…Hap dyqan privat të konsumit të gjërë dhe pas sajë themelon ndërmarrjen tregtare “Erzana” që edhe sot vepron në Carshi të Epër.E njohur është për prodhimin e llojeve të bukëve cilësore pa aditive.Qytetarët me të drejtë ato I quajnë ‘bukët e Raufit’…

* Denoncuesit kodosh dhe UDB e sofistikuar sot*

Gjatë luftës së v.2001,pushteti I atëhershëm I Georgievskit,haptas furnizonte me lloj-lloj armatimi familjet maqedonase.Për këtë ka dëshmi të bollshme.Atëher e gjer tani,asnjë qytetarë maqedonas nuk është burgosur kurse shqiptarë,me dhjetra e qindra.Falë kodoshëve shqipfolës në shtim,shërbimi i vecantë I M.P.M-së sot,vepron edhe më keq se UDB-ja e dikurshme…
Kështu ndodhi edhe me z.Rauf Ramadanin.Atë e denoncon anëtari I familjes I cili tregon se ku Raufi në shtëpi e mban armën.Kordoni I policisë,me brutalitet të paparë,pa vështirsi locon vendin dhe gjen armën.Tash gadi pes muaj,përkundër hetimeve të kryera,R.Ramadani mbahet në burgun e “Shutkës” pa epilog të ditur…

* Dosiet që flasin për hakmarje të paskrupullta*

Unë që si bashkqytetarë që mburem me figurën e R.Ramadanit do rëfej:
Bashkë me vëllaun Faikun(të dy ish të burgosur pol.),bëmë kërkesë ti marrim dosiet.Kur ato I morrëm,u dëshpëruam.Në to hasëm shprazëtira…sakatosje dhe fshirja e kodoshëve me ngjyrë të zezë…Unë me pagesë speciale,kërkova dhe mu dha lista e kodoshëve që më kan përcjellur.Përvec shokut tim të klasës,Hysen Musliu (që vite më vonë u bë kryeshef I shërbimit),I dyti në listë ishte Nervet Jashari.Nga ato faqe të dosies,kuptohet kjartë se të gjith mësuesit,nxënësit dhe student(si unë) që ishin aktivist të SHKA “Xh.Zeqiri”,në v.1968(pas demostratave)u burgosën dhe tërë jetën pësuan,falë denoncimeve të N.Jasharit…(është rëfim I gjatë që duhet të trajtohet vecanërish në shkrime tjera).N.Jashari fatkeqsisht,edhe në vitet e tranzicionit,me gjasë,I ngeli besnik thënies “një here udbash,tërë jetën udbash!”
Deshi fati I keq I R.Ramadanit,që pa e njohur mikun,të martohet me të bijën më të vogël të N.Jasharit(S.J.).Kur kësaj hileje I bie në fije,ai,R.Ramadani(me punë dhe familje në Zvicër)edhepse me dy fëmij gadi të rritur,c’kurorëzohet dhe këthehet në vendlindje.
Kokfortësia konsekfente në qëndrimet e tija në parime univerzale njerëzore, e dallonin atë si vecanti që duhet të zhduket.Kurë kësaj ti shtohet se edhe në gjirin më të ngushtë të familjes,R.Ramadani ka patur atëher dhe sot,bashpuntorë të shërbimeve shtypëse antishqiptare,mundemi të konkludojmë se c’vuan ai tani në burg.Se hetimet kan mbaruar se,gjykimi nuk nis,tregojnë skenarin ugurzezë për të.Kurë botërisht dihet se deputeti,në dasëm plagos dy të rinjë(njëri ende rëndë)dhe jo vetëm që nuk është marrë në përgjegjësi por,ende përfaqson shqiptarët në kuvend dhe shton bizneset e tija private,Rauf Ramadani që kurë nuk është eksponuar me armë,përjeton trajtim cnjerëzorë…
Kjo që I ndodhë sot bashkqytetarit tonë(dhe shumë si ai)mundet realisht të na ndodh gjith neve ANDAJ,qytetarë të Tetovës dhe të gjith vendbanimeve shqiptare,të mbrojmë Rauf Ramadanin.Kjo përkrahje do të jetë mbrojtja e të gjith neve.
LIRI PËR FISNIKUN,RAUF RAMADANI !