Një prej të mirave të këtij formati që ndjekin dy institucionet tona; Lajm Tv dhe Instituti për mendim të Lirë, në këtë produkt mediatik “LajmAnalizë” është se ka mundësi për interaktivitet; pra ka mundësi edhe të ndjeket përshtypja dhe komentet për atë çka bëjmë dhe thojmë. Kjo hyrje dhe fjalë janë për të treguar se i ndjekim e i duam komentet nga shikuesit dhe lexuesit, bile i inkurarojmë dhe të njëjtat i përçojmë më tej e ja edhe ju përgjigjemi. Siç është rasti me temën e sotme që në fakt është përgjigje e disa komenteve dhe pyetjeve të bëra për atë se pse ende merremi me BDI-në kur ajo tash më është në opozitë?!
Para se të vazhdojmë pikë për pikë të japim arsyet se pse ndodh kjo, pra pse në opinion ende trajtohet BDI kur ajo më është në opozitë, dua të nisi me një sqarim se ky koment nuk ka të bëjë me LajmAnalizën tonë në veçanti por me opinionin publik në përgjithësi. Kjo sepse ne prej dy muaj, tetë analiza deri më tani, vetëm dy i kishim kryesisht për BDI-në. Pra vetëm 1/4 ose 25 përqind. Pra në rastin tonë nuk qëndrojnë komentet dashakeqe se e kemi fiksim ose se kemi dalldis e edhe pasi ka ra ti bimë edhe nga një shkelm. Krejt analizat tjera janë bërë për Kosovën, VLEN, eurointegrimet, çmimet dhe bojkotin e të tjera tema.
Të kthehemi te komenti dhe pyetja e ti përgjigjemi; pikë për pikë: Pse është legjitime me fol kundër “BDI” edhe tani kur janë në opozitë?!
1. Sepse BDI nuk janë ende plotësisht jashtë pushtetit, udhëheqjes dhe kontrollit. Pra ende drejtojnë pozicione e janë në funkcione prej ku mund të marrin vendime dhe iniciativa. Ende njerëz të BDI janë drejtora dhe në borde drejtuese. Hala, pas aq muajve, nuk janë të ndërruar nga VLEN. Ata drejtorë dhe udhëheqës bordi ndonëse heshtin dhe nuk janë askund në opinion ose vende të punës ata shkojnë dhe marrin rrogën ose paushallët e tyre, ja ende tetë muaj! Tash këtu ka dy opsione ose VLEN ka plan për ti kthyer të njëjtit ka vetja ose si i thonë më fjalor futbolli ti bëje transfer ose VLEN dëshiron ta mbaje kështu gjallë e në këtë gjendje BDI-në duke ja mundësuar finansimin nga këto rroga dhe paushalle. Se e dimë prej më parë se në BDI ndjekin një model të DMPNE-së nga Koha e Gruevskit ku çdo funksionar në saje të partisë e jep dhjetëpërqindëshin në parti. Nëse bëhet një përllogaritje kuturu e nëse janë këto 100 drejtora dhe antarë bordi ende nga BDI, këto për tetë muaj kanë marrë mbi 800000 euro, prej asaj 80 mijë i kanë dhanë në parti?!
Përveç këtyre BDI kanë pushtet dhe ndikim indirekt sepse kanë njerëz, sidomos në gjyqësi, prej ku kanë shumë shpresa për lëndët e ngritura dhe tjera që i presin dhe në shumë raste edhe ndikojnë. Plus kësaj BDI ka ende disa komuna ku është në pushtet legjitim të zgjedhur, si në Kërçovë e Strugë, ku janë direkt në pozitë për tu marë shumë opinioni me to. Dhe në këshill dhe qytet të Shkupit ku nëpërmjet përkrahjes tinza të kryetares aktuale që e ka ngulfat qytetin, BDI drejton disa qoshe të pushtetit.
2. Sepse shumë tendenca, politika dhe iniciativa anti-shqiptare e bile do edhe anti-shtetërore që dalin në shesh tani ose ekzekutohen janë produkt direkt i politikave të BDI-së ose pasojë e mospunës së tyre gjatë tërë kohës që kanë qenë në pushtet dhe ekzekutiv. Heqja e balancuesit dhe mbajtja e punëtorëve për njëzet vite me kontrata në vepër dhe pa vendime janë vetëm dy shembuj nga kjo.
3. Tërë kohës që BDI ka qenë në pushtet i ka mbuluar dhe ndaluar iniciativat e mëdha politike dhe simbolike për atë se i kujt krejt është ky shtet. Moshapja e debatit për himnin dhe flamurin e shtetit, moskundërshtimi i numrit të festave të disbalansuara dhe mosfutja e Badenterit edhe në Gjykatë Kushtetuese janë vetëm tri shembuj nga këto e që janë dhe ishin temë tërë këtyre 33 viteve të Maqedonisë prej të cilave këto ishin në pushtet 20 vite!
4. BDI vazhdon e thiret në legjitimitet etnik ndonëse në zgjedhje ka marrë pjesë me organizim multietnik. Kurse kjo në vete është provokim. Pse? Sepse sjell disbalans në artikulim politik. Edhe te vetja e edhe karshi te ata që janë në pushtet. Te vetja; pasi i mban varë ata që i ka me vete në të ashtuquajturin Front Evropian prej përfaqësuesve tjerë etnik, boshnjak, romë dhe turq, ndërkohë që këta të fundit, turqit për shembull, i kanë dy deputet që kanë mbetur vartë dhe të pasqaruar, as mes vete e as me koalicionin e as me pushtetin. Po edhe karshi pasi pushteti nuk din si të veproje tani me këta; a janë ende me BDI a ti bleje a ti luftoje apo vetëm ti hutoje e ata zaten janë varë dhe të hutuar. Vërte, në atë front multietnik vetëm PDSH doli me qëndrim të qartë, tjerat krejt kanë mbetur të paqarta, pra provokuese që e shtyn opinionin të merret me ta dhe ti trajtoje. Këto të bashkësive tjera, por dhe tre grumbullimet tjera politike shqiptare; që edhe pasi doli PDSH-ja, ata kanë mbetur aty. Të hutuar, por edhe hutojnë opinionin!
5. Shumë nga temat dhe problemet që dalin dhe trajtohen në opinion, sidomos ato ndëretnike, janë të vjetra sa BDI-ja dhe kur del BDI për ato të njëjtat të komenton, kritikon ose artikulon ia kujton opinionit vitet e saja të gjata në pushtet. Ashtu për shembull kur shtrohet çështja e ndikimit të Sërbisë në Maqedoni, si tash me këtë Dodikin, e del e fol BDI, krejtve ju kujtohet tërë koha e artë e tyre me Serbinë Vuçicin Open Ballkanin dhe krejt bashkëpunimin. Ose kur e përmend BDI Marrëveshjen e Ohrit, menjëherë ia kujton opinionit se ata vet kanë qenë parti tematike vetëm për implementim të asaj Marrëveshje, por me afat deri më 2004. E këto njëzet e një vit pas të dalin e të folin për këtë temë e prej asaj kohe ata edhe 18 vjet kanë qenë në pushtet vet. Vite janë këto në pyetje, distancë e madhe kohore që ata s’munden të ia spjegojnë vet vetes e jo më opinionit që provokohet dhe pas afatit 2004 ja mohon krejt legjitimitetin e ekzistencës këtij organizimi politik!
6. Kreu i BDI-së ka mbet i nëjti Ali Ahmeti, pra ai i cili me rastin e Artan-it funksionarit më të lartë qeveritar gjatë tërë kohës që ishin në qeveri politike, nuk u distancu nga ai, por bile bëri kthesë U, siç e kemi trajtuar në detaje në një analizë. Por pse kjo është provokim për opinionin të mirret me BDI? Sepse kjo ngjall dyshime se ai organizim politik tani udhëhiqet dhe kryesohet nga njeri i marë peng ose i kërcënuar. E kjo gjë aq sa ngjall dyshime aq sjell edhe disfunksionim brenda në vet atë parti.
Këto janë krejt pikat për sqarimin se pse opinioni mirret me BDI. Për sqarim edhe më ilustrativ të paramendojmë një tjetër situatë: nëse BDI të kishte bërë zgjedhje të një tjetër kryetari, me Frontin ti kishte ndarë dhentë e dhitë, të kishte bërë program politik dhe të ishte bërë parti politike e jo vetëm tematike, të kishte thënë ne mo folim vetëm për shqiptari, drejtësi ose qytetari çka do që të zgjidhte si politikë, krejt tjetër do ishte situata dhe vështirë do ishte për pushtetin. Ama kështu vetëm të mbetur si nëpër kambë popullit dhe opinionit vet BDI-ja e ka shumë vështirë, do vazhdoje opinioni me u marr me to e shpesh edhe ka me i pështyrë!