Pse MPB jepte dokumente me emrin e vjetër nga 2019-2022, edhe pse marrëveshja kishte hyrë në fuqi

Picture of Ina Online
Ina Online

13/02/2024

Qytetarët janë të revoltuar për situatën e krijuar me dokumentet personale tani pasi që sot më 13 shkurt, hyri në fuqi marrëveshja që nxjerr nga përdorimi dokumentet me emrin e vjetër Republika e Maqedonisë.

Shumë qytetarë nuk posedojnë dokumentetet e reja, që pamundësojnë lëvizjen e tyre. Nëpër sportelet e MPB-së dhe vetë ministrinë po mbretëron një kaos dhe rrëmujë, me radhë të gjata dhe mungesë të dokumenteve aplikuese, për të përmbushur nevojat e qytetarëve.

Por ajo që është më skandaloze, se pavarësisht se marrëveshja e Prespës kishte hyrë në fuqi në fillim të vitit 2019 me ratifikimin në Kuvend dhe shpalljen në gazetën zyrtare, MPB kishte vijuar të lëshoj dokumente me emrin e vjetër, në kundërshtim me ligjet kushtetuese, përcjell INA.

Kushtetuta dhe ligji obligonte edhe ndërrimin e të gjitha dokumenteve, emrave të institucioneve dhe tabelave që mbanin emrin e vjetër. Por pavarësisht kësaj, kishte nisur një proces i ndërrimeve më shumë formale, derisa çështja e dokumenteve që tangonte qytetarët ishin lënë pas dore dhe në heshtje.

Dokumentet me emrin e vjetër vazhduan të jepeshin edhe në 2019, 2020 e deri në qershor të 2021. Vetëm pas kësaj periudhe nisën të jepen dokumente me emrin e ri.

Ky operacion vazhdonte heshturazi në kurriz të qytetarëve, pa llogaritur kaosin që u krijua ditëve të sotme. Patent shoferët me emrin e ri nuk u dhan as gjatë 2022.

“Kjo është skandaloze sepse në qershor të 2019, gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi të ligjeve, mi dhanë dokumentet me emrin e vjetër. Atëherë më thanë se nuk ka problem do ketë zgjidhje, por ja tani po na krijojnë probleme të panevojshme”, thekson për INA, një qytetar që tashmë është i detyruar që ti nxjerrë të gjitha dokumentet personale, përfshirë edhe patent shoferin.

Profesori i së drejtës kushtetuese, Borçe Davitkovski theksoi për Telma se prokuroria duhet të hap hetime për atë se pse dy vjet pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese ishin lëshuar dokumente me emrin e vjetër Republika e Maqedonisë.

Sipas tij, kjo është shkelje e të drejtave dhe lirive të njeriut, dhe mosrespektim të shtetit të së drejtës. Organizatat për të drejtat e njeriut thonë se qytetarët që do të pengohen të dalin jashtë shtetit kanë të drejt të padisin shtetin par gjyqeve vendore dhe para Gjykatës së Strasburgut.

Sipas të dhënave të MPB-së, furnizimi i parë me dokumente me emrin e ri RMV është nënshkruar në dhjetor 2019 apo 11 muaj pas ndryshimeve kushtetuese apo hyrjes së tyre në fuqi.(INA)

TË FUNDIT

Aktivisti dhe avokati kërçovar kandidat i pavarur për Kërçovën

Zdravstvuyte, Ramush!

BE gjobit “Apple” dhe “Meta” me 500 milionë euro

Gashi për vizitë në Bibliotekën Kombëtare Universitare me rastin e Ditës Botërore të Librit

Kjo është pasuria e Albin Kurtit e deklaruar në APK

Gjykata në SHBA ndalon mbylljen e “Zërit të Amerikës” nga Trumpi

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË