Pse Nata e Kadrit është më e dobishme se njëmijë muaj?

Koha e saktë dhe e prerë e natës së Kadrit ende nuk dihet, si rezultat i lëvizjes së datës së fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Por, Nata e Kadrit pretendohet se është në 10 ditët e fundit të këtij muaji.

Kjo natë sipas dijetarëve islamik është më e mirë së njëmijë muaj.

Kështu potencoi të hënën në emisionin “Libero me Resul Sinanin”, kryetari i Kuvendit të BIK-ut, Ajni Sinani, duke treguar edhe arsyet.

“Nata e madhe e Kadrit është e madhe, sepse në ketë natë ka filluar shpallja e Kuranit dhe Zoti në Kuranin familjar na bën me dije që Nata e Kadrit është me e mirë se 1000 muaj”, u shpreh ai.

Për më tepër ai tregoi se pse kjo natë është madhështore.

“Zoti i gjithë fuqishëm e dalloi muajin e bekuar të Ramazanit, ku brenda muajit të Ramazanit të gjitha netët janë të bekuara, por në mënyrë të veçantë e ka ndarë dhe e ka veçuar Natën e Kadrit”, ka thënën Ajni Sinani në LIBERO.