Pse në disa institucione numri i administratorëve shqiptar është i ulët, shpjegon ministri Aliu

Picture of INA
INA

17/05/2023

Ministri i shoqërisë informative dhe administratës, Azir Aliu tha se nuk është kjo administrata që i duhet vendit.

Ai tha se numri i administratorëve në vend është 129 374.

“Me atë që janë në total të punësuar 1 354 institucione. 60% janë institucione në nivel lokal dhe 40 në nivel shtetëror. Po ta merrni si total thjesht numri i institucioneve është shumë i madh, pikërisht dalim në atë që e thamë më herët. Ka institucione që nuk e dinë se përse ekzistojnë dhe çfarë shërbime japin, pasi që ai gjysmë shërbim mund të tejkalohet në institucion tjetër” tha për emisionin “Intervistë në Shenja” Aziri.

Aziri tha se janë duke punuar në një ligj për zvogëlimin e numrit të institucioneve në nivel qendror dhe do të tentojmë që të mos jetë më shumë se 111 institucione.

Sa i përket përqindjes së të punësuarve shqiptar në administratën dhe përqindjen që diku është shumë e ulët, ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Azir Aliu në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se kjo është për shkak dy arsyeve, njëra është sepse nuk funksionon sistemi i meritokracisë, dhe e dyta është fakti se ende vazhdon të funksionojë mendësia e vjetër se një shqiptar është më pak i aftë se sa një maqedonas.

Ai tha se duhet krijuar modele për meritokraci që këto gjëra të shmangen.

“Duke krijuar indikator matës në një nivel të punës, jemi duke punuar që të krijohet model, një indikator matës i cili është në nivel të përshkrimit të punës të një individi. Ju kur keni një model shumë thjeshtë është, nëse unë jam me pikë mirë, juve si drejtor, nuk keni se çfarë të më bëni ngase do të kem dëshmi, material, që edhe unë të jem i njejtë me kolegun që e kam pranë meje. Duke mos patur një model të tillë, mundësitë për manipulim janë jashtëzakonisht të mëdha”, u shpreh Aziri.

TË FUNDIT

Bakiu: Ne jemi të bindur në rrugetimin tone, me VLEN për ndryshim

Rrëfimi i kryeparlamentarit Gashi lidhur me ngjarjen në aeroportin e Shkupit

Aliu: Edhe nëse t’i japin 60 komuna, është e pamoralshme të shkosh te Ahmeti!

Kasami: Rrugë e re, një hap drejt së ardhmes!

VLEN: Po sjellim zgjidhje për ndotjen mjedisore në vendbanimet shqiptare

Mickoski: Do të ndërtohet Fakulteti i Mjekësisë, do të përfundojnë edhe rikonstruksionet e spitaleve në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË