Pse nuk duhet të konsumojmë pije të gazuara

Picture of INA
INA

01/02/2024

Konsumimi i pijeve të gazuara është i dëmshëm për shëndetin.

Më poshtë po ju sjellim disa arsye pse janë të dëmshme:

Sheqeri -Vetëm një kënaçe me pije të gazuar përmban 10 lugë çaji sheqer. Kjo sasi sheqeri, për më tepër në formë të lëngët, rrit jashtë mase nivelin e sheqerit dhe shkakton reaksion të insulinës në trup. Me kalimin e kohës kjo mund të çojë në shfaqjen e diabetit ose në shfaqjen e rezistencës ndaj insulinës.

Acidi fosforik – Pijet me gaz përmbajnë acid fosforik, i cili e pengon trupin të marrë kalcium, dhe kjo mund të shkaktojë osteoporozë, kavitete dhe dobësim të kockave. Acidi fosforik gjithashtu prek edhe acidin e stomakut, duke ngadalësuar procesin e tretjes dhe duke bllokuar thithjen e lëndëve ushqyese.

Ëmbëltuesit artificialë – Në pijet dietike, në vend të sheqerit natyral përdoret një lëndë tjetër, aspartama, e cila është shumë më e dëmshme. Kjo lëndë shkakton shumë sëmundje si, atak kardiak, sklerozë të shumëfishtë, tumore të trurit, diabet dhe çrregullime emocionale.

Kafeina – Pjesa më e madhe e pijeve të gazuara përmbajnë kafeinë, e cila shkakton disa kancere, deformime të gjoksit, rrahje të çrregullta të zemrës, tension të lartë dhe shumë probleme të tjera.

Uji – Uji që përdoret për prodhimin e këtyre pijeve është ujë rubineti dhe përmban kimikate si klori, flori dhe grimca metalesh.

Obeziteti – Studimet e kryera nga universiteti i Harvardit kanë nxjerrë se pijet e gazuara shkaktojnë obezitet. Studimi i bërë mbi persona 12 vjeç, tregoi se personat që pinin pije të tilla kishin më shumë shanse të bëheshin obezë në krahasim me ata që nuk pinin, për çdo pije që konsumonin rreziku për t’u bërë obezë rritej me 1.6 herë.

Fruktozë e tepruar – Pijet me gaz përmbajnë shurup drithi me nivel të lartë fruktoze, i cili normalisht vjen nga drithërat. Problemi qëndron në faktin se këto drithëra janë të modifikuara gjenetikisht, dhe fatkeqësisht nuk ka studime të kryera për një kohë relativisht të gjatë mbi sigurinë e produkteve të modifikuara gjenetikisht. Për më tepër, procesi i prodhimit të këtij shurupi përfshin edhe përdorimin e merkurit, i cili shkakton shumë sëmundje të rrezikshme.

Mungesa e lëndëve ushqyese – Pijet me gaz janë substanca jo natyrale qe trupit i shkaktojnë vetëm dëme.

Dehidratim – Për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit, natriumit dhe kafeinës, këto pije dehidratojnë trupin dhe pas një kohe të gjatë mund të shkaktojnë dehidratim kronik.

Të dëmshme për dhëmbët – Pirja e vazhdueshme e këtyre pijeve shkakton formimin e pllakëzave bakteriale tek dhëmbët dhe mund të shkaktojë kavitete dhe probleme me mishrat e dhëmbëve.

TË FUNDIT
12 orë
Kolla e keqe vazhdon të përhapet në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë
24 orë
Forconi vetëvlerësimin e fëmijëve, për të formuar të rritur të sigurt
1 ditë
Roli i tiroides në rënien e flokëve dhe trajtimet natyrale që ju ndihmojnë
1 ditë
Nëntë arsye pse duhet të hani limon çdo ditë
5 ditë
MSH: Nga sot fillon vaksinimi falas kundër gripit në Maqedoni, janë siguruar 70 mijë doza

ME TE LEXUARA

1 ditë
Nëntë arsye pse duhet të hani limon çdo ditë
1 ditë
Roli i tiroides në rënien e flokëve dhe trajtimet natyrale që ju ndihmojnë
24 orë
Forconi vetëvlerësimin e fëmijëve, për të formuar të rritur të sigurt
12 orë
Kolla e keqe vazhdon të përhapet në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë

LEXO MË SHUMË

Klinika-Infektive-Shkup

Kolla e keqe vazhdon të përhapet në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë

femija

Forconi vetëvlerësimin e fëmijëve, për të formuar të rritur të sigurt

tiroidet2

Roli i tiroides në rënien e flokëve dhe trajtimet natyrale që ju ndihmojnë

limonada

Nëntë arsye pse duhet të hani limon çdo ditë

vaksine

MSH: Nga sot fillon vaksinimi falas kundër gripit në Maqedoni, janë siguruar 70 mijë doza

tetori roz kanceri ne gji

Deri 60 gra në vit preken me kancerin e gjirit

kafe limon

Kafeja – mikja apo rivalja e një diete?

grip

Si të mbroheni nga gripi dhe ftohja këtë sezon virusesh?

dhimbje_barku

Kur duhet të shqetësohemi nga dhimbjet e stomakut

INFO

NA NDIQ