PSE NUK E MORËM DATËN?

0

Nga: Ruzhdi Matoshi

Nga epilogu i vendimmarrjes evropiane të tetorit 2019, u tha qartë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk morën datë për anëtarësim në BE. Në opinionin publik u shkaktua një paqartësi sa i përket kushteve dhe JO-së pasi e gjitha iu atribuua Francës dhe presidentit Makron se pamundësuan hapjen e negociatave për anëtarësim të këtyre dy shteteve. Mirëpo, a kishim kushte dhe cilat ishin ato?
Sa i përket Maqedonisë së Veriut, kushtet ishin te qarta dhe shumë domethënëse për kohën që po kalon. Maqedonisë së Veriut iu be e qartë dhe i është kërkuar që të realizoj reforma shumë domëthënëse në tri institucione: 1) Shërbimin e inteligjencës; 2) Administratën publike; 3) Gjyqësorin dhe prokurorinë. Kush ka pësuar më së shumti nga mos reformimi i këtyre institucioneve? Sigurisht i gjithë shteti, por posaçërisht shqiptarët e këtij shteti.
Shërbimi i inteligjencës me logjikën kundër shqiptarëve realizoj dhe inskenoj rastet Sopoti, Brodeci, Liqeni i Smillkovcës, Lagjën e Trimave e shumë procese tjera të montuara, me të vetmin qëllim për t’i goditur shqiptarët, që t’i paraqesin para Evropës dhe opinionit ndërkombëtarë si elementin më të keq dhe problematik të kësaj pjesë të Ballkanit. Tani e dijnë të gjithë për këto procese të montuara se ishin komplote të sajuara nga organet e sigurisë sekrete dhe BE kërkon reforma dhe rezultate gjyqësore për rastet e lartpërmendura.
Administrata publike e cila në Maqedoninë e Veriut në numër rezulton në 200 mijë të punësuar dhe llogaritet si shpenzuesja më e madhe e buxhetit publik, patjetër se i duhet reformë në uljen e këtij numri dhe de politizimin e saj, por kjo i atakon shqiptarët në përfaqësim adekuat ku shkelet marrëveshja e Ohrit me dy këmbë, dhe tallja me shqiptaret vjen edhe me krijimin e parazitëve që marrin 300 euro pagë dhe rrinë te shpija. BE sigurisht se i din këto marifete të shtetit tonë, prandaj kjo është një prej arsyeve të forta pse nuk patëm marrje të datës.
Gjyqësori dhe prokuroria përbëjnë pjesën kryesore të pushtetit të drejtësisë, ku Maqedonia e Veriut llogaritet me pushtet të drejtësisë më të korruptuar, më të politizuar, dhe me nepotizëm të paparë. Sot mund të numërojmë me qindra vendime të padrejta dhe politike gjyqësore në Maqedoninë e Veriut, e kjo vjen për shkak se ndikimi politik në drejtësi është evident, dhe nepotizmi i gjykatësve dhe prokurorëve vërehet lehtë duke u renditur: Burri i politikanes apo gruaja e politikanit, mbesa, nipi, vëllai apo kushëriri ose ish funksionarë politik, të cilët vetëm i kanë ndrruar uniformat nga politikan në gjykatës ose prokuror. BE nuk mund ta pranoj një faqe të zezë të tillë çfarë e ka pushteti i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut.
Një sygjerim për presidentin Makron dhe kancelarën Merkel:
Për integrimin e Maqedonisë së Veriut duhet të flisni më hapur dhe më kërcënueshëm për ta demoluar trekëndëshin e babëzisë politike të krijuar nga LSDM, BDI dhe VMRO. Ky trekëndësh kontrollon administratën e shtetit, shërbimin e inteligjencës, gjykatësit dhe prokurorët. Këta amnistojnë dhe burgosin për hesape të veta politike e jo kush e shkel ligjin, nuk e luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar sepse vetë e bëjnë dhe e realizojnë me përpikëri. Këta amnistuan projektuesit dhe realizuesit e 27 prillit, ku ish drejtori i shërbimit të inteligjenës Sasho Mijallkov është i lirë edhe pse ka luajtur me të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, sajuesit e rastit të Sopotit janë në liri edhe pse padrejtësisht iu morën jetë njerëzve të pafajshëm, korrupsioni me projektin “Shkupi 2014”, e shumë raste të dala nga përgjimet për korupsion dhe krim të organizuar që ende janë pa rezultate gjyqësors sepse ky trekëndësh i përbërë nga LSDM, BDI dhe VMRO bashkëpunojnë dhe po luajnë bixhoz me të ardhmen e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.