Pse po heshtni për komandant Sokolin

0

Nuzemedin Imeri
Vëllezër e Motra, Të dashur bashkombas, të flasësh për Sami Ukshinin i njohuri i vitit 2001 si Gjeneral Sokoli është privilegj. Gjeneral Sokoli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, I UÇPMB, dhe Gjeneral i UÇK-së së 2001 është nder dhe privilegj që të shkruaj ca fjal për ju Heroi ynë I Gjallë. Jam tepër I gëzuar që kam një mikë si ju, ku mbi gjitha tek profili juaj Gjeneral kam vërejtur Guximin, Sinqeritetin, Intelektin, Atdhedashurinë e shum të tjera. Ju ishit Gjeneral i vitit 2001 që falë jush dhe bashkëluftëtarëve të juaj arritët që të fitoni luftën e vitit 2001 kundrejt Ushtrisë Sllavo Maqedone, Ju ishit një strateg i shkëlqyer, ishit një Gjeneral që ditët si ta menaxhoni luftën e vitit 2001, falë jush dhe bashkëluftëtarëve të juaj,fitorja e 2001 ishte fitore e gjithë Kombit Shqiptar. Po qfarë ndodhi me mbarimin e luftës së 2001? U nënshkrua Marveshja e Ohrit, ku në këtë Marveshja prioritet ishin të drejtat e Shqipëtarve në R. e Maqedonisë, por kjo marveshje mbeti e shkruar vetëm në letër, nuk u zbatua asnjëherë kjo marveshje. Por ju Gjeneral duke pasur parasysh se ju brengosi kjo situatë dhe duket dashur më shum kombin dhe atedheun se sa interesin e juaj personal asnjëherë sishit të rahatshëm për situatën që ishte në Maqedoni, zëri juaj ishte çdo herë që me popullin shqiptarë në Maqedoni kujdes sepse e degraduat Marveshjen e Ohrit.
Montime, burgosje të Ushtarëve, dallimi etnik në ekonomi, politikanët e korruptuar e brengosen shum Gjeneral Sokolin dhe u detyruan të marrin Armët përsëri që të luftojnë për liritë dhe të drejtat e Shqiptarve në Maqedoni. Gjenerali ju bashkangjit betejës së Kumanovës më 9 Maj 2015, Gjenerali nuk heshti, Por Gjeneralin me shokë e tradhtuam që nga Pushtetarët e deri tek disa bashkuftetar të vitit 2001. Gjenerali nuk derzohej deri sa të zbardhej e vërteta,e deri në bashkimin e trojeve Shqiptare.
Ku jeni “komandant të brigadave 112,113,114,115 të UÇK-së?!
Pse heshtni?
Pse nuk ngritni zërin kunder malltretimit të Komandant Sokolit me shokë?
Nga kush frigoheni?
Sokolin e malltretoni sot sepse u ngrit në këmbë kundër shkeljes dhe zvarritjes Marveshjes së 2001-shit që partit politike shqiptare e degraduan.
“PO KA FAJ” Komandant Sokoli sepse e udhëhoqi me shum sukses luftën e 2001-shit e si rezultat i atij suksesi pushtetarët sot lavdërohen se janë punësuar shum shqiptarë në administratën e shtetit!
Komandat Sokoli me shok është “fajtor” vetëm për shkakun se për lirinë dhe barazinë e Shqiptarëve në këtë shtet nuk e kursyen as jetën e vet.
Sokoli me shok do mbeten HERO në zemrën e çdo shqiptari të sinqert, siç do mbeten TRADHËTAR gjithë ata që u a bënë kurthin Sokolit me shokët dhe gjith komandantëve dhe ushtarëve të UÇK-së!
Gjeneral Sami Ukshini-Sokoli, liri për ju me bashkuftetar, zoti ju dhashtë shendet e ju shperbleft që asnjëherë nuk ndaluat në rrugëtimin e atdhedashurisë e kombit Shqiptar.
Lavdi dëshmorëve të kombit Liri për ju!